LAJMI I FUNDIT:

Mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese çon drejt krizës Maqedoninë

Mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese çon drejt krizës Maqedoninë

Çfarë rreziqesh sjell mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese për përfundimin e procesit të skriningut me Bashkimin Evropian? Vlerësimi i harmonizimit të legjislacionit vendas me atë evropian pritet të përfundojë në fund të nëntorit, kur dhe është planifikuar mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare dhe hapja e kapitujve negociues. Megjithatë, kushti mbetet që Maqedonia të përfundojë procesin e ndryshimeve kushtetuese, për të cilat aktualisht nuk ka shumicë prej dy të tretash. Sipas analistëve, kjo situatë mund të shkaktojë një krizë politike në vend, si dhe një situatë të papërcaktuar në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane, Simonida Kacarska, vlerëson se spiranca e BE-së në vend është shumë e nevojshme dhe se ka ndikim stabilizues në vend, nëse do të kishte rezultat të besueshëm në procesin e negociatave. Përndryshe, siç shton Kacarska, ekziston rreziku i destabilitetit.

“Kjo në asnjë rast nuk do të ndikojë pozitivisht në skenën e brendshme politike, do të shkaktojë pasiguri politike dhe ndoshta në ato kushte sigurisht që zgjedhjet i kemi vitin e ardhshëm, por pyetja është se sa do të reflektojnë vetë zgjedhjet ndonjë ndryshim të madh nëse mbahen. Për sa i përket stabilitetit politik të vendit, sigurisht që nuk është mirë”, tha Simonida Kacarska – Instituti për Politikë Evropiane .

Kacarska thotë se mosmiratimi i amendamenteve kushtetuese dhe zvarritjet mund të kenë ndikim edhe në ekonomi, pasi investitorët presin siguri në procesin e anëtarësimit. Lidhur me njoftimet nga Brukseli për integrim të përshpejtuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kacarska thotë se ky proces ende nuk është definuar plotësisht dhe gjithsesi përfitim do të kishin ato vende që do të negociojnë zyrtarisht edhe pse Maqedonia ka përparësi në lidhje me harmonizimin e legjislacionit me BE-në.


“Ka shumë gjasa që në fakt Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të merren më shumë me vendet negociuese, të cilat formalisht janë shumë më përpara në proces sesa ne. Pavarësisht harmonizimit tonë, ne nuk marrim vëmendje si Serbia dhe Mali i Zi”, u shpreh Simonida Kacarska – Instituti për Politikë Evropiane.

Sipas kornizës së miratuar negociatore, Shkupi dhe Brukseli do të mbajnë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare në momentin kur vendi njofton se ka ndryshuar Kushtetutën. Përfaqësuesit e qeverisë kanë deklaruar se do të kërkojnë shumicë prej dy të tretash deri në fund të mandatit të Qeverisë, pra vitin e ardhshëm. Sipas Kacarskës, në një skenar të tillë, mund të përmirësohet sërish skriningu, sepse ndërkohë BE-ja do të miratojë legjislacione të reja. /alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë ndodhi në natën tragjike në Lipjan? Deklaratat e policëve të dyshuar për

Çfarë ndodhi në natën tragjike në Lipjan? Deklaratat e policëve të dyshuar për "vrasje nga pakujdesia"

Drejtësi
Pas largimit të Argjent Gashit, Brahim Shatrolli merr komandën e Policisë në Lipjan

Pas largimit të Argjent Gashit, Brahim Shatrolli merr komandën e Policisë në Lipjan

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë- rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike

Dosja e Prokurorisë: Një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë- rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike

Drejtësi
Tensione në Theth, një gruaje i bie të fikët gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Tensione në Theth, një gruaje i bie të fikët gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Lajme
Përballja financiare mes Radicant dhe BLKB-së: Çfarë ndikimi pati kompania kosovare Numarics?

Përballja financiare mes Radicant dhe BLKB-së: Çfarë ndikimi pati kompania kosovare Numarics?

Lajme
Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisë në Lipjan: Kam ofruar dorëheqje - nuk jam shkarkuar

Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisë në Lipjan: Kam ofruar dorëheqje - nuk jam shkarkuar

Lajme
Kalo në kategori