LAJMI I FUNDIT:

Mosmarrëveshje me bashkëshortin, ky i shkon te familja e saj dhe i thotë se do t’ia publikojë disa fotografi intime

Mosmarrëveshje me bashkëshortin, ky i shkon te familja e saj dhe i thotë se do t’ia publikojë disa fotografi intime
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, njëri në Fushë Kosovë, e tjetri në Mamushë.

Policia njofton se në rastin në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale  me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi  të papërshtatshme-intime, ndërkaq në rastin tjetër në Mamushë, gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj se, i njëjti sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Lexoni të plotë raportin e policisë për dy rastet:


Fushë Kosovë NN-NN. Më 20.03.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi të papërshtatshme-intime të saj. Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 28.12.2023-01:34. Më 20.03.2024 është hapur rasti i lartcekur si vazhdimësi  e informatës  për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në mes të dyshuarit mashkull kosovar dhe viktimës femër kosovare. Palët pasi janë intervistuar,  me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Mamushë  05.03.2024 – 18:00. Më 20.03.2024 ankuesja femër kosovare ka denoncuar bashkëshortin e saj se, i njëjti sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori