LAJMI I FUNDIT:

Mos e ndërprisni terapinë e alergjisë

Mos e ndërprisni terapinë e alergjisë

Pos që po kalon sezoni i ambrozisë, edhe shiu ka “shpëlarë” sasinë e alergjenëve në ajër

Numri i kokrrave të polenit të ambrozisë në ajër drastikisht është zvogëluar, andaj nuk pritet vazhdim i sezonit të alergjive të shkaktuara nga kjo bimë baroje, e cila posaçërisht nga mesi i gushtit te shumica ka shkaktuar probleme të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Numri i këtyre grimcave irrituese ende nuk po bie, sepse bima tashmë ka lulëzuar, por as kushtet atmosferike nuk i përshtaten përhapjes së polenit të saj.

Megjithatë, alergologët këshillojnë që terapia të vazhdohet.

Në vrullin e lulëzimit të ambrozisë numri i grimcave të polenit të saj në ajër ka arritur pothuajse në 1.000 në një metër kub të ajrit, ndërkaq tani ka gjithsej rreth 50 grimca.

Meqenëse meteorologët lajmërojnë ndryshime të kushteve atmosferike dhe lagështi më të madhe të ajrit, kjo do të thotë që kushtet që poleni i kësaj bime që të përhapet janë të zvogëluara.

Si arsye për vazhdim të terapisë, edhe krahas asaj që alergjeni është në rënie, theksojnë faktin që edhe numri më i vogël i polenit për persona të ndjeshëm mund të nxisë të gjitha simptomat e pakëndshme të alergjisë.

– Është konstatuar shkencërisht që vetëm tetë kokrra poleni të ambrozisë në ajër mund të shkaktojnë vështirësi te pacientët shumë të ndjeshëm.

Prandaj është me rëndësi që të vazhdohet me përdorimin e ilaçeve edhe nëse do të ketë ende ditë të ngrohta, terapia është mirë të zgjasë deri në gjysmën e nëntorit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori