LAJMI I FUNDIT:

Morina: Njohjen e Kosovës nga Palestina e ‘pengoi’ Shqipëria!?

Morina: Njohjen e Kosovës nga Palestina e ‘pengoi’ Shqipëria!?

Qëndrimi i Autoritetit Palestinez ndaj çështjes së Kosovës ka ndryshuar pas abstenimit të Shqipërisë me rastin e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më 29 shtator 2012, që Palestinës t’i njihet statusi i “shtetit vëzhgues jo anëtar” në OKB.

Ky është vlerësimi i Qemajl Morinës, njohës i rrethanave politike në Lindjen e Mesme. Morina ka thënë për Telegrafin se për rastin e lartpërmendur, ambasadori palestinez në Tiranë, Isam Masaliha, kishte shprehur zhgënjimin e thellë të Autoritetit palestinez për qëndrimin e shtetit shqiptar ndaj kauzës palestineze.

Është raportuar në media se ministri palestinez i Ekonomisë, Jawad Naji, gjatë një takimi me kryeministrin serb Ivica Dacic ka deklaruar se për Palestinën është e rëndësishme mbështetja për zgjidhjen “e problemeve në Kosovë”, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Në media kjo është interpretuar si pozicionim i ministrit palestinez në krah të Serbisë.


“Vlen të theksohet se ma rastin e votimit në fjalë Serbia kishte qenë i vetmi shtet nga vendet e Evropës jug-lindore, që kishte votuar për rezolutën në fjalë, me qëllim të rritës së rejtingut të saj në vendet arabe dhe ato islame,në veçanti pas abstenimit të Shqipërisë si vend anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Islamik”, ka thënë Morina.

Ai e citon ambasadorin Masaliha të ketë thënë se Shqipëria kishte qenë ndër shtetet e para që kishte treguar mirëkuptim ndaj kauzës palestineze që në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit që lamë pas, kurse që nga viti 1988 në Tiranë ishte hapur ambasada e Palestinës ndër të parat në botë.

Ndërkohë, Morina thekson se Izraeli ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që mban marrëdhënie të mira me Serbinë. “Hapja e ambasadës së Izraelit në Tiranë kohë më parë mund të jetë shenjë e mirë në drejtim të njohjes së Kosovës”, ka thënë Morina.

Në anën tjetër, Qemajl Morina mendon se njohja e Kosovës nga Egjipti është vetëm çështje kohe. Sipas tij, vonesa mund të jetë për shkak të proceduarve dhe rregullave administrative.

“Këtë dy herë e ka konfirmuar ndihmësja e presidentit egjiptian për çështje politike, zonja Sharkavi. Besoj se me njohjen e Egjiptit do të pasojnë edhe njohjet tjera nga vende të tjera arabe dhe islame, të cilat deri më tani nuk e kanë bërë një akt të këtillë”, ka thënë Morina.

Ai beson se diplomacia kosovare është në nivel të misionit të saj për të lobuar, e kjo sipas tij më së miri shihet nga intervista e presidentit serb, Nikolic, dhënë të përditshmes së Kajros “Al-Ahram”, ku apelonte tek autoritet egjiptiane që të mos nguten ta njohin Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori