Dele Alli ka postuar një fotografi nga biseda që kishte me Ruben Loftus-Cheek në WhatsApp, pasi mori një karton të kuq direkt pas ndërhyrjes tek mesfushori i Milanit. 

Më shumë se dy vite pasi kishte bërë paraqitjen e tij të fundit zyrtare, Alli bëri rikthimin e shumëpritur në fushën e blertë të shtunën, duke zëvendësuar Lucas Da Cunha në minutën e 81-të. 


Kjo ishte paraqitja e parë e 28-vjeçarit që nga shkurti i vitit 2023, por debutimi i tij me Comon u shkatërrua pasi gjyqtari Matteo Marchetti e përjashtoi me karton të kuq. 

Pas një ndërhyrje të ashpër që bëri ndaj Loftus-Cheek, Alli fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë. 

Gjyqtari Marchetti pas një rishikimi të aksionit në VAR e ndryshoi mendjen dhe më pas vëmendjen e mori Kyle Walker, i cili u duk sikur iu lut atij të tregonte mëshirë ndaj Allit. 

Mëngjesin e së dielës, Alli reagoi pas kartonit të kuq ndaj Milanit përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram. 

“Do ta njoftoja rikthimin tim në një mënyrë pas këtyre dy viteve, do të doja që të ishte me një gol, por ndihem mirë që jam rikthyer”, kishte thënë Alli. 

Dhe vetëm disa orë më vonë, ish-mesfushori i Tottenhamit publikoi bisedën që kishte bërë në WhatsApp me Ruben Loftus-Cheek. 

Siç mund të shihni nga pamjet lartë, Alli pranon se ai u mundua ta shkelë atë në atlete, teksa ish-mesfushori i Chelseat i thotë se ai po qëndronte në tokë për të humbur kohë./Telegrafi/

telegrafi sport app