Morena Taraku shfaqet gjithmonë provokuese dhe nuk ka se si të mos arrijë të jetë në qendër të vëmendjes.

Modelja dhe këngëtarja e njohur është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa nuk mungojnë edhe komentet e shumta të fansave dhe miqve në imazhet që poston.


Edhe këtë herë, Morena ka sjellë disa fotografi, ku shihet e veshur me një fustan blu të errët, ndërsa i kombinoi me një palë sytjena dhe taka me të njëjtën ngjyrë.

morenataraku 241194565 536922827535365 674168612571267988 n Foto: Morena Taraku/Instagram

Modelja dukej në formë të mirë dhe tejet joshëse, e në sy binin linjat e saj të përsosura.

Rikujtojmë, që Morena prej kohësh është zhvendosur në Stamboll, ndërsa ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor.

morenataraku 241448030 281987910048522 7436287219736900159 n Foto: Morena Taraku/Instagram

Kënga e fundit e saj erdhi në bashkëpunim me reperin, Fero, që mban titullin “Money” që deri tash numëron mbi 1.4 milion klikime në YouTube. /Telegrafi/

morenataraku 241381801 437287914294762 6473919996742848635 n Foto: Morena Taraku/Instagram