LAJMI I FUNDIT:

Montella: Objektivi im është që të fitoj trofe, Sevilla klubi ku do të shpreh qartë idetë

Montella: Objektivi im është që të fitoj trofe, Sevilla klubi ku do të shpreh qartë idetë

Vincenzo Montella u tregua një ushtar i bindur në firmën në kontratën me Sevilla, duke qëndruar strikt në skaletën e klubit spanjoll për vizitën në Muzeun e Trofeve, e më pas prezantimin.

Por, trajneri italian që u shkarkua nga Milan dhe u zgjodh nga andaluzianët për t’i dhënë një tjetër drejtim sezonit në La Liga, premtoi se do të zbatojë vetëm idetë e tij.

“Falënderoj presidentin për mundësinë e pabesueshme që të drejtoj Sevillën. Objektivi im është që të fitoj trofe dhe ky është një klub ku do të shpreh qartë idetë e mia. Kur kam luajtur në këtë qytet me fanellën e Fiorentinës, jam dashuruar me stadiumin dhe klubin”, tha trajneri i ri Montella.


Por, italiani së pari duhet të gjejë recetën e duhur për të ringritur formacionin andaluzian nga vendi i pestë dhe dy pikë më pak se Reali i Madridit.

Në tre ndeshjet e fundit Sevija ka marrë dy humbje dhe një barazim. Debutimi i Montelës do të jetë në 6 janar në një ndeshje speciale si derbi kundër Betisit.

“Nuk kam pasur mundësi të shoh paraqitjet e fundit, por dua të kuptoj se çfarë ka ndodhur. Kam në shumë derbi si futbollist dhe në jo pak të tillë dhe si trajner. E di që është ndeshje ndryshe nga të tjerat, por është e bukur ta nis aventurën në La Liga kështu. Do na duhet të vendosim zemrën në fushë”, tha Montella. /TCH/

Në trend Sport

Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Liga e Kampionëve
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Ligat tjera
Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Liga e Kampionëve
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori