LAJMI I FUNDIT:

Monolog i qëndisur i punëtorit të higjienës

Monolog i qëndisur i punëtorit të higjienës

Ne nuk dimë t’i qëndisim fjalët. Nuk kemi pasur kohë për libra. Nuk shfaqemi ekraneve. Nuk dimë si jetohet me djersën e huaj. Nuk dimë si bëhet pasuri duke u (zh)veshur. Ndershmërinë e mësuam nga familja dhe jeta. Për ne jastëku më i mirë është ndërgjegjja e pastër, siç thotë frëngu.

Ne ndjehemi krenarë që jemi të vlefshëm për familjet dhe qytetin. Pa ne bota do të ishte më e pistë, duhma do të ishte frymëzënëse, sëmundjet dhe epidemitë do të ishin të shumta e të shpeshta.

Ne, të heshturit, i durojmë tekat e stinëve. Punojmë gjatë vapës, kur njerëzit freskohen nga kondicionerët. Punojmë gjatë acarit, kur të tjerët e shijojnë ngrohtësinë. Punojmë gjatë ditës, kur njerëzit bëjnë qejfe. Punojmë gjatë natës, kur bota fle. E pastrojmë qytetin nga plehrat. Shqisat e nuhatjes na janë mësuar me duhmën e mbeturinave, që shkakton të vjella. Kjo është puna jonë e vështirë dhe e paguar keq.


Ne ndotemi gjatë punës, por shpirtin e kemi të pastër. Ka shpirtra të ndotur, por ne nuk kemi mjete për pastrimin e tyre.

Ne punojmë aty ku respektohen ndotësit dhe përçmohen pastruesit e ndotjes. Përçmohen ata që rrojnë nga paga e cila harxhohet brenda javës dhe nderohen ata që jetojnë me djersën e huaj. Prandaj, çdo ditë, shumëkush i kërkon rrugët më të shkurtra të jetës dhe e nxjerr shpirtin në ankandin e djallit…

Secili mund të jetë krenar sipas mënyrës së vet. Ne jemi krenarë që e ruajmë pastërtinë e shpirtrave tanë dhe të qytetit; që i rrisim fëmijët me bukën e fituar vështirë.

Ka pastërti që bota nuk e sheh, sepse i janë verbuar sytë nga shkëlqimi i gjërave të rrejshme. Ka edhe ndotje brenda njeriut, e cila fshehet pas luksit … /Portalb/

Në trend

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori