Drejtori sportiv i Romës, Monchi, është në bisedime me Arsenalin, por nuk ka një marrëveshje edhe pse është shumë i interesuar të kalojë te klubi anglez.  

Gjaë javës së shkuar ka pasur raportime se  Monchi do të pranonte një ofertë nga Arsenali, por sipas Gazzetta dello Sport ende nuk ka një marrëveshje për momentin mes palëve.


Gazetari Nico Schira është i sigurt se spanjolli është 'tunduar me të vërtetë' nga Arsenali.

GettyImages 950763156 Monchi (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Bisedimet janë duke vazhduar, që marrëveshja të finalizohet për këtë verë.

50-vjeçari, gjithashtu është i lidhur me Paris Saint-Germain, por edhe me një kthim te Sevilla.

Ai ka një klauzolë lirimi prej 1 milion euro për ta shkëputur kontratën e tij me Romën.

GettyImages 1095848170 Monchi . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Monchi ka shumë gjasa të largohet nga Giallorossët në fund të sezonit pas një përplasje me tifozët e klubit.

Një lëvizje te Arsenali do ta bashkonte Monchin me trajnerin Unai Emery, ku dyshja punuan së bashku te Sevilla midis viteve 2013 dhe 2016. /Telegrafi/

telegrafi sport app