Monaco në vend të dytë

Ekipi i promovuar këtë edicion në Ligue 1 e që menjëherë është bërë pretendent për titull, i realizoi të dy golat në pjesën e parë për të rrëmbyer pikë të plota.
James Rodriguez shënoi golin e parë nga gjuajtja e lirë (19’), kurse Anthony Martial e realizoi të dytin (44’).
Kjo fitore e pozicionin Monacon në vend të dytë në tabelë me dy pikë më pak se lideri PSG dhe dy më shumë se Lille që mban pozitën e tretë.
Megjithatë, ndeshjen e javës së 15-të, Lille e luan si mysafir i Valenciennes, kurse PSG zhvillon në shtëpi derbin ndaj Lyonit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































