Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin kur një banor i një shtëpie për të mëshuarit godet me thikë menaxheren e objektit.

John Gula, 83 vjeç, u kap duke sulmuar Amelia Sola Ortiz me një thikë, në objektin e të moshuarve Rebecca Towers në Miami Beach, Florida, më 4 gusht.


Ai u arrestua menjëherë pas sulmit, të cilin besohet se e ka ndërmarrë pasi dështoi “në një inspektim prone”, sipas urdhër-arrestit.

Zonja Ortiz fillimisht u godit me thikë jashtë pamjes së kameras përpara se të lëkundej përpara, ndërsa përpiqej ta largonte burrin e moshuar.

Pamjet tregojnë gjak që rrjedh nëpër këmishën e saj ndërsa ajo përpiqet të largojë thikën.

Një dëshmitar thuhet se e dëgjoi viktimën duke bërtitur, "më ndihmoni, më ndihmoni", tha policia.

Znj. Ortiz u gjet “me gjakderdhje të madhe nga koka dhe gjoksi me atë që dukej të ishte një plagë thike”, thanë oficerët.

Ajo u dërgua më vonë në spital për të trajtuar plagët e saj.

Autoritetet lokale përdorën pamjet e kamerave të sigurisë për të gjetur tetëdhjetëvjeçarin, i cili raportohet se është fshehur në apartamentin e partneres së tij brenda azilit të pleqve.

Burri i moshuar aktualisht po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metrowest në Doral, Florida dhe do të paraqitet në gjykatë në nëntor. /Telegrafi/