Këngëtarja Dafina Zeqiri është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptarë dhe një nga artistet më të kërkuara të zhanrit pop nëpër koncerte.

Ajo është aktive në mbrëmje muzikore të ndryshme, duke performuar live për fansat e saj të shumtë.


E duke qenë prezente në mbrëmje muzikore të ndryshme, sigurisht që edhe incidentet e vogla shpesh herë mund të mos bëjnë përjashtim.

348773842 767747718326364 7492894283452633741 n

Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi këngëtares, në një nga koncertet e saj, ku një fans i ka shtrënguar dorën dhe nuk e lëshonte.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale TikTok dhe Instagram, me shumë prej ndjekësve të cilët kanë shikuar me interesim reagimin e Dafinës në këtë situatë të sikletshme. /Telegrafi/