Momenti kur stuhia përmbyt restorantin buzë detit ndërsa cikloni godet Siçilinë

Disa pamje që po qarkullojnë në mediat sociale thuhet se tregojnë momentin kur stuhia përmbyti një restorant buzë detit ndërsa cikloni godet Siçilinë.
Bëhet fjalë për pasojat e një valë stuhish që thuhet se kanë goditur Italinë jugore prej ditësh, duke shkaktuar kaos dhe dëme masive.
Ndërkohë, sipas raportimeve, dhjetëra familje të evakuuara u detyruan të evakuoheshin në Catania, ku deti, i fryrë nga erërat e forta, pushtoi zonën bregdetare të qytetit.
Ishujt Aeolianë gjithashtu pësuan valë stuhish gjatë natës, me detin që pushtoi portet, rrugët dhe shtëpitë.
Fermerët italianë kanë raportuar gjithashtu dëme të mëdha në të korrat dhe strukturat e tyre, të tilla si serrat, për shkak të stuhive. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































