SpaceX sot kreu një fluturim testues të raketës së saj më të fuqishme, Starship, megjithatë kjo raketë shpërtheu disa minuta pas lansimit.

CEO i kompanisë SpaceX, Elon Musk, ka deklaruar se testimi i radhës, do të bëhet pas disa muajsh, transmeton Telegrafi.


Siç raportohet, përforcuesi i raketës shpërtheu disa minuta kur raketa hyri në orbitën e Tokës.

Megjithatë, ekspertët atje e quajnë këtë testim si fillim të mirë.

Përforcuesi siç quhet ndryshe Super Heavy duhej të kthehej sërish në pikën e lansimit.

Në videon e mëposhtme është momenti kur raketa Starship shpërthen në hapësirë.