Ronaldo Sharka ka qenë një nga banorët e Big Brother VIP Albania 2 që ka marrë vëmendje të madhe gjatë asaj kohe, por jo vetëm.

Gazetari nga Lushnja edhe në këtë periudhë po vazhdon të jetë shumë i pranishëm në media.


Ai shquhet për humorin, batutat si dhe për intervistat që realizon me të tjerët.

Screenshot 25 11 Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti ka ndarë një video nga momenti kur rrëzohet nga një karrige e një bari.

"Ekskluzive. Pamje nga momenti i tërmetit në Tiranë", ka shkruar ai.

Screenshot 27 10 Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta qenë reagimet krahas postimit, shumë prej të cilëve janë shqetësuar.

Nga ana tjetër, nuk mund të thuhet që nuk ishte dhe një moment argëtues. /Telegrafi/