Është kapur momenti kur ish-mesfushorit të Arsenalit, Matteo Guendouzi, i është kumtuar lajmi se shtëpia e tij është plaçkitur.

24-vjeçari ishte duke luajtur për Marseillen gjatë ndeshjes së tyre para-sezonale me Bayer Leverkusen dhe është shfaqur një video e tij duke mësuar për situatën e tmerrshme. Ajo që i bën gjërat edhe më keq është se gruaja e tij ndodhej brenda shtëpisë që ishte grabitur, por fatmirësisht raportohet se ajo ka arritur të largojë hajdutët, duke u treguar për prezencën e tyre në shtëpi.


Ata ishin ende në gjendje të merrnin një orë luksoze Rolex, megjithatë, e cila vlen mbi 20,000 euro sipas The Sun, por gruaja e Guendouzit dhe ai vetë kanë mbetur të traumatizuar nga incidenti.

Pasi i tregohet për situatën e tmerrshëm, ai shihet duke vendosur duart në kokë, gjë që mund të shihet në pamjet e mëposhtme.

Është bërë shumë e zakonshme në futboll që lojtarët të kenë në shënjestër shtëpitë e tyre ndërsa ata janë duke luajtur për ekipin e tyre.

Rasti më i fundit ishte edhe me lojtarët e Kosovës, pasi edhe shtëpia e Valon Berishës dhe e Arbër Zenelit u plaçkitën, ndërsa dëmi konsiderohet në 350 mijë euro. /Telegrafi/

https://twitter.com/StoolFootball/status/1687458832773939200?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1687458832773939200%7Ctwgr%5E74c12b7c30f80601534949002eecb7cb176c134c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2Fmatteo-guendouzi-being-told-his-house-was-burgled-during-marseille-pre-season-match%2F

telegrafi sport app