Momenti kur ekipi nga Mbretëria e Bashkuar i gëzohet fitores së ekipit shqiptar Bad News Eagles
Bad News Eagles mposhtën ekipin FaZe me rezultat 2-0 për t’u kualifikuar tutje në turneun e CS:GO - BLAST Paris Major, mirëpo kjo fitore nuk e gëzoi vetëm ekipin shqiptar.
Duke e ndjekur ndeshjen ishin edhe ekipi Into the Breach, të cilët prisnin me padurim fitoren e ekipit shqiptar.
Fitorja e Bad News Eagles ja mundësoi ekipit Into the Breach kualifikimin për në fazën Legends Stage.
Në një video të postuar në Twitter, shihen të gjithë lojtarët e ekipit Into the Breach duke brohoritur të gëzuar pas fitores së ekipit shqiptar.
Menjëherë me të mbaruar ndeshja, lojtarët e ekipit Into the Breach u afruan për ti uruar ekipin shqiptar.

Bad News Eagles kanë siguruar pjesëmarrjen në BLAST Paris Major, dhe do të përballen me ekipin GamerLegion për një vend në fazën “Legends Stage”.
/Telegrafi/





























