Moment i papritur në Kinë - Macron shmang sigurinë dhe vrapon për t’i takuar studentët

Macron iu shmang zyrtarëve të sigurisë kineze për t’u takuar dhe biseduar me një turmë studentësh.
Presidenti francez, gjatë vizitës së tij në kampusin universitar, u largua për pak çaste nga protokolli i rreptë i sigurisë së organizuar nga autoritetet kineze, duke iu afruar spontanisht një grupi të madh studentësh që ishin mbledhur për ta parë.
Largimi i papritur nga korridori i paracaktuar i sigurisë shkaktoi befasi tek personeli kinez, i cili u përpoq të ndiqte ritmin e tij, raporton lemonde.
🏃Macron escaped from Chinese security officials to talk to a crowd of students
The young people were thrilled, filming the French president on their mobile phones and shaking his hand.
A president of a healthy person 🥰 https://t.co/jD0Dj73N7h pic.twitter.com/mcJAJchF2V
— NEXTA (@nexta_tv) December 5, 2025
Studentët reaguan me gëzim dhe entuziazëm sapo e panë presidentin francez t’u afrohej. Ata e filmuan me telefonat e tyre celularë, e rrethuan me pyetje dhe e përshëndetën me duartrokitje.
Shumë prej tyre kërkuan t’i shtrëngonin dorën, gjë që Macroni e bëri me buzëqeshje, duke u ndalur disa herë për të biseduar shkurt me ta.
Atmosfera u shndërrua në një moment të ngrohtë dhe spontan, larg formalitetit të zakonshëm diplomatik, duke lënë një përshtypje të fortë tek studentët dhe spektatorët që e ndoqën ngjarjen. /Telegrafi/

















































