LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Komunat në veri u futën në karantinë me urdhër të Beogradit, LVV po sillet sikur kjo pjesë nuk është e jona

Molliqaj: Komunat në veri u futën në karantinë me urdhër të Beogradit, LVV po sillet sikur kjo pjesë nuk është e jona

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se komunat në veri janë futur në karantinë për shkak të coronavirusit me urdhër të Beogradit dhe se ky është cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Molliqaj ka thënë se ky veprim i Beogradit është i papranueshëm.


“Çka është edhe më shqetësues është fakti që Kurti dhe VV nuk e thanë as edhe një fjalë për këtë gjë. Kjo parti që proklamonte me zell idenë e bashkimin e Mitrovicës, ide mbi të cilën është rritur politikisht dhe me vota, sot zgjedh heshtjen përballë veprimeve të dëmshme të Serbisë. VV tani po sillet sikur veriu i Kosovës nuk është as pjesë e jona, sikur qeveria e udhëhequr prej tyre nuk e ka për obligim që të ndërmerr veprime për të parandaluar cenimin e integritetit e sovranitetit të Kosovës e në anën tjetër mundohet me çdo kusht të sabotoj dialogun me Serbinë i cili do të mund të ndalonte përfundimisht këto veprime të Serbisë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook, përcjell Telegrafi.

Policia e Kosovës zbaton vendimin e Shtabit të krizës në veri të Mitrovicës, sipas urdhërave të Serbisë
Lexo po ashtu Policia e Kosovës zbaton vendimin e Shtabit të krizës në veri të Mitrovicës, sipas urdhërave të Serbisë

Tutje , Molliqaj ka thënë se duhet filluar negociatat me Serbinë në mënyrë që të ketë zgjidhje sa më shpejtë.

“Një sjellje e tillë e Serbisë është rrezikshme. Nën petkun e COVID-19, duke shfrytëzuar frikën e qytetarëve, Serbia po rrit ndikimin e autoritetin e saj mbi komunat e veriut. Neve na duhet një zgjidhje e përhershme kundrejt Serbisë prandaj dhe duhet të fillojmë negociatat që ta arrijmë këtë zgjidhje sa më shpejtë. Ndryshe, me veprimet e Serbisë dhe mosveprimin e Kosovës, nuk mund të quhemi as të pavarur e as sovran”./Telegrafi/

Mitrovica e Veriut, së bashku me komunat e tjera në veri, u futën në karantinë për shkak të COVID-19, jo nga…

Publiée par Dardan Molliqaj sur Samedi 4 avril 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori