LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj i kërkon shtetit t’i publikojë xhirimet e kamerave për sulmin ndaj Kuvendit

Molliqaj i kërkon shtetit t’i publikojë xhirimet e kamerave për sulmin ndaj Kuvendit

Dardan Molliqaj ka thënë se Vetëvendosje kërkon nga shteti që t’i publikojë xhirimet e kamerave që dëshmojnë vendndodhjen e aktivistëve të kësaj lëvizjeje në momentin që ka ndodhur sulmi ndaj Kuvendit.

“Xhirimet ekzistojnë, policia i ka marrë, nëse nuk del se si po themi atëherë marrim përgjegjësi”, ka thënë Molliqaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“Garantojmë se këtë që po e themi sonte, se e dimë se ku ka qenë secili nga aktivistët tonë. Ne po i kërkojmë shtetit që ato kamera që i ka t’i bëjë publike. Kurse dëshmitë me njerëz. Në rastin e Atdhe Arfitit janë dy shokë të tij që kanë qenë me të. Te Frashër Krasniqi ka qenë në shtëpi dhe për të e dinë vetëm të afërmit”, tha Molliqaj.


“Janë kamerat, është telefoni dhe janë deklarimet e qytetarëve që përputhen. Kurse për njerëzit në rrugë që të pyetën është problem, pasi nuk mund t’i thuhet dikujt se kënd e ke parë para tyre javëve”, ka pohuar sekretari organizativ i Vetëvendosje.

“Egzoni dhe Astriti kanë qenë në njërën nga palestrat, ku trajneri është i gatshëm me dëshmuar. Kemi prova që dëshmojnë dhe këto prova nuk janë tonat”, shtoi Molliqaj.

Ai shton se dy muaj më parë i kanë prezantuar këto fakte por vetëm me fotografi, ndërsa tash e kanë përgatitur edhe me video, që të tregojnë se ku gjendeshin aktivistët që akuzohen se kanë sulmuar Kuvendin. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori