LAJMI I FUNDIT:

Mollëza të formësuara për t’i dhuruar fytyrës një pamje të shëndetshme dhe plot ngjyrë

Mollëza të formësuara për t’i dhuruar fytyrës një pamje të shëndetshme dhe plot ngjyrë

Qëkur Mario Dedivanovic dhe Kim Kardashian sollën konturimin në mesin tonë, mollëzat e formësuara dhe fytyrat me shkëlqim janë bërë një detaj i preferuar i të gjithëve

Të imituara dhe të rikrijuara ndër vite me lloje të ndryshme të kremrave, pudrave dhe korrektorëve me ngjyrë dhe kush e di se çfarë tjetër, prapëseprapë teknika mbetet e njëjtë: formësim me një hije dhe lëmim me një hije të ndritshme.


Pra qoftë ju pëlqen ta shtresoni apo thjesht ju pëlqen një formësim më i butë, artistja e grimit Cher Webb, ka shpërndarë top 10 këshillat se si të përsosim teknikën e konturimit.

1. Aplikoni një bazë e cila do ju jep një fund rrezatues që barazon tonin e lëkurës. Mbuloni çfarëdo lloj njolle dhe hijet e errëta nën sy me një korrektor jetëgjatë. Një bazë e përsosur do e vendos suksesin e grimit tuaj.

2. Korrektoni nën sy me një hije e cila është dy nuanca më e hapur se toni i lëkurës suaj. Gjithashtu theksoni nën formën e vetullave, në pjesën e sipërme të mollëzave, kurrizin e hundës dhe harkun e buzës.

3. Kur zgjidhni ngjyrën e konturimit, gjithnjë zgjidhni produkte me hije të cilat mimikojnë hijet natyrale si e përhimë apo kafe e përhimë e butë, se sa bronzerët.

4. Kur aplikoni kremin, përdorni një brushë e cila ka një maje të vogël ose është me kënd.

5. Formësoni mollëzat duke filluar nga mesi i veshit dhe lehtësisht aplikojeni hijen në fytyrë – madhësia e gishtit të vogël është zakonisht e mjaftueshme si shabllon. Në mënyrë që t’i shmangeni vijave të forta, përzini me lëvizje rrethore të vogla.

6. Konturoni hundën dhe ballin nëse mendoni se është e nevojshme. Për ballin, aplikoni konturin në tempujt e jashtëm që të krijoni një rreth drite, kjo duket e bukur kur floku është i mbledhur nga prapa dhe balli është i ekspozuar në tërësi.

7. Konturoni nën nofulla drejt veshit për të definuar dhe formësuar fytyrën duke përdorur teknikën e njëjtë të brushës.

8. Theksoni mollëzat me një theksues kremi apo pudër, varësisht nga preferenca juaj. Pastaj, shtypni në mollëza, hundë dhe harkun e buzës mbi korrektorin që tani më keni aplikuar.

9. Për të zbukuruar grimin tuaj edhe më shumë, aplikoni me një shkëlqyes të lehtë në mollëza. Kjo do t’i bëjë bashkë të gjitha dhe do të nxis një pamje natyrale në fytyrë.

10. Në fund, aplikoni pak pudër në zonën T dhe përfundoni me pamjen e lëkurës suaj. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

Këshilla dhe arsye
Sa muaj pas abortit duhet të ruheni që të mos mbeteni shtatzënë?

Sa muaj pas abortit duhet të ruheni që të mos mbeteni shtatzënë?

Këshilla dhe arsye
Prindër, kujdes: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku! (Video)

Prindër, kujdes: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku! (Video)

Fëmija juaj
Kalo në kategori