Në Buksel u zhvillua një darkë pune e liderëve nga Ballkani Perëndimor me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Ky ishte takimi i fundit në këtë format për Mogherinin, pasi mandati i saj si kreu i diplomacisë evropiane përfundon më 1 dhjetor.
Gjatë takimit u shpreh keqardhje për vendimin e Këshillit Evropian, për të mos hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Palët ranë dakord që integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mbetet një objektiv kryesor strategjik, në interes të përbashkët të BE-së dhe rajonit.
Zyrtarët e lartë të BE-së dhe liderët e Ballkanit gjithashtu adresuan sfidat e përbashkëta që gjenden përpara.
Krerët e shteteve nga Ballkani Perëndimor, gjatë takimit riafirmuan angazhimin e tyre për perspektivën evropiane, reformat, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Më herët, para se të fillojë darka e punës, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq tha se “ky është takimi i fundit në kuadër të një serie takimesh të tilla, që janë mbajtur gjatë pesë viteve të fundit”.
“Pritet që Përfaqësusja e Lartë, së bashku me partnerët nga Ballkani Perëndimor, të shkëmbejnë mendime mbi zhvillimet në rajon, të diskutojnë sfidat në të ardhmen dhe të vlerësojnë atë që është bërë dhe çfarë është arritur në pesë vitet e fundit”, ka thënë Kocijançiq.
Tonight, HRVP @FedericaMog and the Western Balkans leaders exchanged views on EU-Western Balkans relations and developments in the region: https://t.co/bqoqkmkWWt #EU #WesternBalkans pic.twitter.com/KRSNhRN7iQ
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) October 29, 2019
Ky është takimi i parë midis Mogherinit dhe udhëheqësve të Ballkanit, prejse Këshilli Evropian dështoi t’i jepte dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të filluar bisedimet e pranimit.
Po ashtu, presidentët e Kosovës dhe të Serbisë u takuan për herë të parë që nga viti i kaluar, kur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre janë ndërprerë, për shkak të taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor, 2018.
Mogherini ka ndërmjetësuar për disa vite dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Në takim mungoi vetëm kryeministri shqiptar Edi Rama, pasi ndodhej për vizitë zyrtare në Greqi. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Peci: VV i ka mbyllur të gjitha dyert me qëllim

Maqedonci: Bullgaria do t’i bashkëngjitet aleancës ushtarake me Kroacinë dhe Shqipërinë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

E tëra çfarë ndodhi në seancën ku dështoi konstituimi i Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim