LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor për të dyja vendet

Mogherini: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor për të dyja vendet

Bashkimi Evropian ka publikuar sot Strategjinë e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shefja e Politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në një konferencë për media tha se me këtë Strategji secilit vend i ofrohet perspektiva evropiane në bazë të arriturave.


Ajo tha se liderët e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një zgjidhje të qartë dhe ajo është perspektiva evropiane.

“Sot jo vetëm që kemi aprovuar Strategjinë por kemi hapur një rrugë të caktuar që gjatë muajve të ardhshëm na qojnë në hapa tjerë. Muajt e ardhshëm do të jenë intensiv, tejet ambicioz”, tha ajo.

Mogherini ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ajo tha se dialogu i ardhshëm Kosovë-Serbi është thelbësore për të dy vendet dhe ka të bëjë me raportet e ardhshme edhe për rajonin.

Shefja e Politikës së Jashtme e BE-së tha se është e inkurajuar që të dy presidentet, ai i Kosovës dhe i Serbisë kanë filluar një fazë të re që shpie drejt normalizimit të raporteve.

“Mendoj se kjo mund të realizohet në mënyrë të suksesshme nëse tregohet lidership i mirë”, tha ai.

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn tha se kjo strategji është një rast historik për rajonin, që sipas tij i takon Evropës.

“Ky rajon duhet ta ketë perspektivën në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Hahn theksoi se shtetet duhet t’i përmbushen kriteret që vihen përgjatë procesit integrues dhe vendet në Ballkanin Perëndimor duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin në këtë proces.

“Bashkimi Evropian nuk pranon anëtarë që nuk i kanë zgjidhur konfliktet ose çështjet bilaterale”, tha ai.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi nuk është interes vetëm i Serbisë, por edhe i Kosovës në rrugën drejt BE-së.

Ndryshe, në Strategjinë e zgjerimit për Kosovën thuhet se “Kosova ka mundësi të bëjë përparim të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe të përparojë në rrugën evropiane, varësisht nga rrethanat objektive që e lejojnë atë”.

Strategjinë e plotë të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor mund ta lexoni këtu: /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori