LAJMI I FUNDIT:

Modric dëshiron kalimin te Interi?

Modric dëshiron kalimin te Interi?
Luka Modric (Getty Images)

Interi ka kontaktuar me agjentët e Luka Modric, por pritet të presë deri në fundjavë për të zbuluar nëse lojtari dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Reprezentuesi i Kroacisë ka dalë si një objektiv i guximshëm i transferimeve për Nerazzurrët gjatë dy ditëve të kaluara.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio raporton se bisedimet fillestare kanë ndodhur midis zyrtarëve të klubit zikaltër dhe rrethit të 32-vjeçarit kroat.


Interi kontakton përfaqësuesit e Modricit, Nerazzurrët do të tentojnë transferimin e kroatit
Lexo po ashtu Interi kontakton përfaqësuesit e Modricit, Nerazzurrët do të tentojnë transferimin e kroatit

Pas negociatave, Interi mendon se ata mund të kenë një shans për të afruar Modricin, i cili e udhëhoqi vendin e tij deri në finalen e Kupës së Botës.

Luka Modric (Getty Images)

Lojtari është aktualisht në pushime në Sardenjë, por do të kthehet në Madrid këtë fundjavë për para sezon.

Di Marzio pretendon se në atë pikë, ai do të diskutojë të ardhmen e tij me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

Perisic dhe Modric duke festuar një gol të Kroacisë në Botëror (Getty Images)

Modric duhet t’i tregojë presidentit të klubit nga Bernabeu qëllimit të tij për t’u larguar dhe më shumë negociata zyrtare do të fillojnë ndërmjet klubeve nga e hëna.

Nga Vidali te Modrici, e gjithë e vërteta pas 'ëndrrës' zikaltër
Lexo po ashtu Nga Vidali te Modrici, e gjithë e vërteta pas 'ëndrrës' zikaltër

Gazeta Corriere dello Sport spekulon se nëse Modric bashkohet me klubin, marrëveshja më e mundshme do të ishte një huazim fillestar – me Interin që ka mundësinë të nënshkruajë atë përgjithmonë verën e ardhshme.

Nerazzurrët dje (e mërkurë) mbrëmë konfirmuan nënshkrimin e bashkëkombësit të Modricit, Sime Vrsaljko, nga Atletico Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Gjendet një 'zbraztësi shokuese' në kontratën e Jadon Sanchos që ndryshon gjithçka për Man Utd dhe Chelsean

Gjendet një 'zbraztësi shokuese' në kontratën e Jadon Sanchos që ndryshon gjithçka për Man Utd dhe Chelsean

Premier League
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori