LAJMI I FUNDIT:

Modelja Sabina Jakubowicz tërhoqi vëmendjen në Kanë me figurën e hollë

Modelja Sabina Jakubowicz tërhoqi vëmendjen në Kanë me figurën e hollë
(Foto: Getty Images)

Modelja polake, Sabina Jakubowicz, së fundmi ka befasuar publikun në Festivalin e Filmit në Kanë me kombinimin e saj të modës.

Gjegjësisht, modelja në festival ka veshur një fustan të kaltër të stilistit Dawid Wolinski, duke vënë në pah linjat dhe ka gëzuar shumëkënd. Mirëpo, duke u nisur nga fotografitë, duket sikur ajo nuk kishte veshur të brendshme.


Modelja është mburrur se ka shkuar në premierën e filmit “Monster” në festivalin e Kanës dhe ka shpërndarë edhe imazhe nga tepihu i kuq, ku ka shkruar se sa e mrekullueshme ishte të ishe aty dhe se ndjehej si yll falë stolive dhe fustanit që ajo kishte veshur.

(Foto: FilmMagic)

Paraqitja e saj i ka shqetësuar disa përdorues të rrjeteve sociale, të cilët mendojnë se modelja është shumë e hollë pasi i duken kockat, sidomos ijët.

Sabina ka diplomuar për ekonomi në Krakov dhe më pas iu përkushtua karrierës së modelingut. Ajo ka qenë në kopertinat e revistave të shumta të modës, si Vogue, Elle e Harper’s Bazaar. /Telegrafi/

(Foto: FilmMagic)