Modelja argjentinase: Nëse do të fitoja unë titullin "Miss Kosova", do bëja çmos që vendi im ta njohë Kosovën si shtet
11:"VetonOsmani
Vazhdon të jetë emocionuese nata finale e spektaklit "Miss Kosova 2016", ku nga 15 konkurrente sa ishin gjithsej, në garë kanë mbetur vetëm pesë prej tyre.
Njëra ndër to është vajza e shumëpërfolur nga Argjentina, Camila Bazarra, e cila gjatë spektaklit dha një deklaratë shumë interesante.
Në momentin që në skenë mbeten vetëm pesë vajza, atëherë secilës iu shtrua nga një pyetje nga juria e "Miss Kosova 2016".
Modelja argjentinase u pyet se çfarë do të bënte ajo nëse sonte zgjidhej "Miss Kosova 2016"? Bazarra befasoi me përgjigjjen e saj, teksa tha: "Po të shpallesha unë fituesja e natës së sotme, do të bëja çmos që vendi im ta njihte Kosovën si shtet". /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































