LAJMI I FUNDIT:

Modeli më i kërkuar i xhinseve për sezonin, firmosur nga Chanel

Modeli më i kërkuar i xhinseve për sezonin, firmosur nga Chanel

Ky model i sezonit thuhet si të kujton vitet nëntëdhjetë

Pas prezantimit të veshjeve të reja nga Chanel, është e qartë se vetëm një gjë do të dominojë gjatë këtij sezoni – xhinset, por jo çdo model!


Domethënë, edhe pse të gjitha markat kryesore të modës kanë paralajmëruar përmes sfilatave dhe koleksioneve të tyre se ky lloj pantallonash do të jetë i duhuri, ky model u dallua posaçërisht!

Bëhet fjalë për modelin e xhinseve Chanel, transmeton Telegrafi.

Modeli është atraktiv me prerjen, belin e theksuar, ngjyrën, detajet e qëndisura dhe këmbët e gjera ku dominon dyshja C. Çmimi i këtij modeli është 2.700 euro, nuk i pengoi entuziastët e modës ta bënin këtë pjesë të padisponueshme pasi xhinset ishin të shitura absolutisht kudo!

Xhinset Chanel kanë qenë gjithmonë një pjesë e dëshirueshme dhe prestigjioze, por ky model me një printim të spikatur Chanel i ka zhvendosur xhinset në kategorinë e luksit premium, siç konfirmohet nga TikToker-s të shumtë të modës.⁠

Ky model të kujton vitet nëntëdhjetë dhe ndikimin e muzikës hip-hop, ndërsa fytyra e fushatës është modelja dhe aktorja Iman Pérez, shkruan Elle.

Kërkesat janë rritur pasi personazhe të shumta të famshëm dalin me këtë model kohët e fundit, gjë që solli aktivizimin e tregut të veshjeve të përdorura ku tashmë i njëjti model rishitet për dyfishin e shumës. /Telegrafi/