Ndër modelet hit të flokëve për vitin 2023 ra në sy “flutura me shtresa” dhe sa e pëlqyer tregon fakti që e mban edhe aktorja e këngëtarja e famshme
Nëse keni flokë të gjatë dhe modelin e flokëve në stilin tashmë të bobit ikonik sipas shijes suaj, atëherë gjithsesi mendoni për versionin e bobit të gjatë.
Bëhet fjalë për modelin e flokëve i cili i jep freski bobit me shtresa, kurse ajo që menjëherë bie në sy janë xhufkat e theksuara valëvitëse të cilat duken paksa retro, transmeton Telegrafi.
View this post on Instagram
Pra, te flutura me shtresa shtresat duhet patjetër të jenë shumë të dukshme, me xhufka të shkurtra rreth fytyrës dhe qafës, të cilat flokëve u japin një stil boho shik me pupla, i cili është delikat dhe femëror.
View this post on Instagram
Avantazhi i këtij bobi të rritur është se i jep volum flokëve, ndërsa frizura i ka pëlqyer edhe superyllit Jennifer Lopez, e cila e mban në videoklipin e ri promovues të komedisë romantike “Shotgun Wedding”.
View this post on Instagram
Ky model flokësh gjithashtu duket i shkëlqyeshëm kur stilohet në një bisht, me fije të tërhequra rreth fytyrës. Teknika e flokëve me flutura me shtresa u demonstrua nga stilisti njujorkez Brad Mondo dhe rezultati është një model flokësh seksi dhe elegant. /Telegrafi/