LAJMI I FUNDIT:

Modelet elektrike Alfa Romeo Quadrifoglio do të kenë deri në 986 kuaj fuqi

Modelet elektrike Alfa Romeo Quadrifoglio do të kenë deri në 986 kuaj fuqi

Alfa Romeo ka qenë e zëshme në lidhje me të ardhmen e saj elektrike, edhe pse marka e famshme italiane nuk ka nxjerrë ende një model pa motor me djegie. Një crossover nënkompakt do të jetë vetura e parë elektrike e modelit Quadrifoglio kur ajo të lansohet në gjysmën e parë të 2024.

Të apasionuarit do të jenë të lumtur të dëgjojnë se emri “Quadrifoglio” do të vazhdojë jetojë në epokën e pashmangshme të emetimeve zero për të zëvendësuar modelet e sotme të performancës Giulia dhe Stelvio me motor V6.


Detajet në lidhje me madhësinë dhe formën e Quadrifoglio EV të parë janë të turbullta në këtë pikë, por drejtori ekzekutiv i Alfa Romeo, Jean-Philippe Imparato ndau disa detaje të shumta në një intervistë me revistën australiane CarSales, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.

Modelet e pastra elektrike të cilat mbajnë shenjën e tërfilit me katër fletë do të ofrojnë nga 887 deri në 986 kuaj fuqi (671 deri në 745 kilovat), pra afërsisht dyfish se motori 2.9-litërsh me turbo dyfishtë i montuar në serinë Giulia dhe SUV-të Stelvio.

Kreu i Alfa Romeo përmendi gjithashtu se modelet e ardhshme Quadrifoglio do të përfitojnë nga teknologjia e baterive të gjeneratës së ardhshme me efikasitet të përmirësuar. Kjo do t’i lejojë inxhinierët të reduktojnë kapacitetin e paketës së baterisë për të reduktuar peshën e veturës.

Për më tepër, karikimi me valë po reklamohet nga drejtuesi francez 56-vjeçar. Ai vazhdoi të përmend se teknologjia e baterisë do të përmirësohet në intervale trevjeçare për të qëndruar në krye të lojës së veturave elektrike. /Telegrafi/