Pa marrë parasysh sa është modern, mos shpejtoni të blini fustan të bërë nga materiali që ndriçon nëse keni disa kilogramë më tepër. Fustani i artë apo i argjendtë duket elegant dhe modern, por vizualisht “jep” disa kilogramë plus. Mund të vendosni për një fustan të një ngjyrësh apo për fustani e shkurtë të zi me të cilën do të dukeni elegante dhe femërore, ndërsa pamjen moderne do ta arrini me stoli moderne masive.

1


2

3

Gratë më në moshë, fustanin pa krahë duhet ta kombinojnë me ndonjë shall interesant. Nëse doni të jeni e veçantë, vendosni për ndonjë kostum të meshkujve – si plotësim final, ose vetëm pallto, që do ta kombinoni me streçe.

4

5

Nëse fustani është i larmishëm, mos mbani gjëra shtuese si çantë të larmishme ose shumë stoli, ashtu do të dukeni si pemë e Vitit të Ri. Jepini rëndësi edhe çantës. Vendosuni për një çantë të vogël elegante me rrip të hollë që të mund ta mbani ndërsa kërceni.
 

/Telegrafi/