Krijuesi i hitit “Porcelain”, është lindur dhe rritur në këtë qytet, por ai së fundi e ka të vështirë t’i bëjë ballë borës së furishme dhe temperaturave nën zero që kaplojnë qytetin në tre muaj të vitit.

“E dua New Yorkun. Është shtëpia ime, qyteti i lindjes, dhe pa dyshim qyteti më atraktiv, më interesant dhe më i shumëllojshëm në planet. Të jemi të sinqertë, New Yorku dhe shkurti (po ashtu edhe marsi dhe janari) ta shpifin”, thotë Moby.

“Kjo ndjenjë është çdo mëngjes kur ecni jashtë dhe ndjeni se si moti godit mu në fytyrë. Migrimi më duket më i këndshëm”, shton muzicienti.