Mo Salah bën heroin, Liverpooli fiton me mund ndaj Burnley

Liverpooli ka shënuar fitore të vonshme në udhëtim te Burnley, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën Premier.
Edhe pse dominuan në posedim dhe rastet e krijuara, Liverpooli assesi s’arriti t’i finalizonte aksionet, ku u nevojit një penallti e vonshme e Mo Salah për t’i arkëtuar pikët e plota.
Burnley në fakt e nisi më mirë, për të rrezikuar pas vetëm shtatë minutave lojë me anë të Jaidon Anthony, megjithatë goditja përfundoi jashtë rrjetës.
Liverpooli pastaj mori dominimin e ndeshjes, duke pasur disa mundësi përmes Dominik Szoboszlai si dhe Ryan Gravenberch, megjithatë nuk ia dolën ta dërgojnë topin brenda rrjetës.
Për Burnley situata u vështirësua pasi Lesley Ugochukwu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kësisoj u përjashtua nga fusha (84’).
Kur të gjithë menduan se Burnley arriti ta fitonte një pikë, Mejbri preku topin me dorë brenda zonës, kësisoj gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Mo Salah (90+5’).
🚨🏴 SALAH WINS IT IN THE 95TH MINUTE FOR LIVERPOOL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Burnley 0-1 Liverpool.pic.twitter.com/SnS9TQNZ5U
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) September 14, 2025
Përndryshe, në këtë ndeshje debutoi në fanellën e Burnley edhe futbollisti shqiptar Armando Broja, që u inkuadrua në minutën e 89-të.
Liverpooli shkon në kuotën e 12 pikëve në Ligën Premier kurse Burnley zë pozitën e 17-të me tre sosh./Telegrafi/




















































