LAJMI I FUNDIT:

MMPH-Maqedoni: Është gjobitur me 200.000 denarë një kompani e cila ka kryer ndotje të ambientit

MMPH-Maqedoni: Është gjobitur me 200.000 denarë një kompani e cila ka kryer ndotje të ambientit

Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njoftojnë se kanë shqiptuar gjobë 200.000 denarë ndaj kompanisë Bulmak, respektivisht Miniera Toranica në Kriva Pallankë, për shkak se sipas inspektimeve, siç njoftohet, kompania ka kryer ndotje. Nga MMPH thonë se kompania ka kryer kundërvajtje të kategorisë së tretë.

“Në fakt, sipas raportimit të BULMAK-ut në 14.03.2025, në periudhën nga ora 06:30 deri në ora 07:00, ka ndodhur një incident për shkak të plasjes së tubit përmes të cilit uji teknologjik sillet nga pastruesi i ujit të gropës në impiantin e flotacionit, ujë që nuk përmban kimikate sepse është kulluar para se të futet në impiantin e flotacionit dhe përmban vetëm papastërti mekanike, pra është i turbullt. Bulmak raportoi se ndërkohë është rregulluar defekti dhe është ndalur rrjedhja e ujit.

Me nënshkrimin e këtij procesverbali, kryesi pajtohet që të fillojë procedurën e negocimit në pajtim me nenin 212-ç të Ligjit për Mjedisin. Gjoba kundërvajtëse e paraparë për tregtarët e mëdhenj, sipas regjistrimit në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë, në këtë rast për personin juridik është maksimale dhe është në vlerë prej 180.000 deri në 200.000 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht maksimum 10.000 euro në kundërvlerë në denarë për personin përgjegjës”, thonë nga MMPH.