Gjinekologu Blerim Syla, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të Ligjit për Paga.

Syla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është e tepërt, duke thënë se me këtë vendim, Kushtetuesja varfëroj mi 60 mijë familje, stimuloj largimin e kuadrove nga Kosova etj.


Gjinekologu tutje ka theksuar se kjo është shkatërrim i arsimit, shëndetësisë dhe policisë, duke thënë se poashtu është nxitje për trazira sociale.

Postimi i plotë:KJO ËSHTË E TEPËRT. Bravo për varfërimin e mbi 60000 familjeve Bravo për stimulimin e largimit te kuadrove nga Kosova Bravo për shkatërrimin e ARSIMIT,SHËNDETËSISË dhe POLICISË. Bravo për avancimin e grupeve anti shtet. Bravo për nxitje te trazirave sociale. Bravo për humbjen e shpresës tek fëmijët. A keni frikë nga Zoti dhe gjaku i atyre që ranë për këtë vend. Publikisht po deklarohem se duke i kërkuar falje FAMILJES unë nuk do ndalem në asnjë mënyrë e JU ja ku më keni. Tani se bashku eciiiim.TURP TURP TURP. P.S. Ky shkrim nuk ka të bëj me pozitën time aktuale por veç se një mjek specialist me provoj 26 vjeçare dhe një FAMILJE e cila ka dhënë shumë për këtë vend. SHIHEMI .... /Telegrafi/