Mjeku brazilian i këputi kokën foshnjës gjatë lindjes, tmerri ndodhi para syve të babait – autoritetet hetojnë rastin
Një mjek nga Brazili është nën hetim pasi gjatë një ndërhyrje cezariane, i ka tërhequr aq fort kokën foshnjës sa ia ka këputur dhe e gjithë skena ka ndodhur para babait të tmerruar!
Ranieli Santos, 34 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Victor da Silva, thanë se zemra e vajzës së tyre po rrihte përpara se një mjek obstetër, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, t’i hiqte foshnjën e tyre nga barku gjatë lindjes së 1 majit, transmeton Telegrafi.
“Ata më trajtuan si një kafshë”, tha Santos për agjencinë braziliane të lajmeve R7.
Familja pretendon se mjekët kanë tentuar t’i qepin vajzës qafën. Mjekët dyshohet se u përpoqën të pengonin nënën e gruas fatkeqe që të hiqte batanijen nga trupi i vogël, pas së cilës ajo vuri re më shumë qepje dhe shenja në qafën e foshnjës.
“Nëna ime e pa të gjithë procedurën. Ata u përpoqën ta ndalonin të hiqte batanijen. Pastaj pamë që qafa e saj ishte plot me qepje – thotë Ranieli.
Santos, e cila ishte shtatë muajshe shtatzënë, u shtrua në një spital në Belo Horizonte më 24 prill, për shkak të presionit të lartë të gjakut dhe filloi lindjen një javë më vonë.
Victor Da Silva kujtoi se kishte parë vajzën e tij Emanuela, duke i mbyllur sytë për një moment vetëm disa sekonda para se doktori t’ia prente kokën.
“Ajo mbylli sytë ndërsa e nxorën jashtë. E pashë të lëvizte. Zemra e vogël i rrihte”, tha babai duke akuzuar mjekët për një gabim fatal.
Da Silva pretendon se doktori po i tërhiqte kokën fëmijës kur ia këputi.
“Kur ndodhi kjo, një turmë njerëzish erdhën dhe më mbajtën. I dhanë anestezi të përgjithshme, por fëmija tashmë kishte ndërruar jetë”, dëshmon Victor da Silva dhe shprehet se në një moment doktori u ngjit edhe në stomakun e gruas shtatzënë.
Ranieli Santos, e cila ka një vajzë nëntë vjeçare, thotë se foshnja ishte në rrezik në lindje për shkak të një keqformimi të mushkërive të shkaktuar nga cistat e zbuluara gjatë testit.
“Jam e shkatërruar. Unë qaj çdo ditë, nuk mund të fle. Mendoj për vajzën time çdo ditë. E dija që kishte pak mundësi për të mbijetuar, por doja ta lindja”, thotë nëna.
Spitali kërkoi falje për tragjedinë dhe ofroi të mbulonte shpenzimet e varrimit. Familja tha se spitali ofroi gjithashtu raportin e mjekut, por ata vendosën të shkonin direkt në polici.
Avokatja e familjes, Jennifer Valente, tha se shpreson që hetimi i policisë do të tregojë se mjeku ka bërë disa gabime gjatë lindjes.
“Ranieli tha se po i dhemb shumë. Më pas doktori e pyeti me dëshpërim: “A mund të të pres” Mori instrumentin dhe preu në të dyja anët pa anestezi, ka më shumë se 60 qepje,” tha Valente.
Spitali lëshoi një deklaratë duke thënë se po heton incidentin gjatë lindjes.
“Spitali das Clinicas shpreh keqardhje të thellë për incidentin. Po bëjmë çdo përpjekje për të analizuar rastin dhe për të mbështetur familjen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025