LAJMI I FUNDIT:

Mjekët thonë se “Boki 13” nuk ka nevojë për hospitalizim, do të dërgohet në burg

Mjekët thonë se “Boki 13” nuk ka nevojë për hospitalizim, do të dërgohet në burg
foto: makfax

Bojan Jovanovski – Boki 13, mbrëmë është dërguar në Qendrën Emergjente për ekzaminim për shkak të sulmit fizik. Lëndime të dukshme të jashtme, ënjtje dhe gërvishtje janë konstatuar në zonën e kokës, dorës, kyçit të dorës dhe krahut.

Pas hetimeve i njëjti është ekzaminuar nga neurokirurg, traumatolog dhe kirurg tretës, pas çka është liruar për shkak të vlerësimit mjekësor se nuk ka pasur nevojë për shtrimin në spital, njoftuan nga Qendra Emergjente.

Më herët, nga MPB-ja konfirmuan se tre persona e kanë sulmuar fizikisht Bojan Jovanovskin dje në ambientin e burgut “Idrizovë”, ku po vuan dënimin me burg.


Prej atje thanë se dje në ora 20:00 në SPB Shkup – Stacioni Policor Gazi Babë, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime të lënduar tek ta është sjellë B.J. (36) nga Shkupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber

Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber" për vjedhje të votave e akuzave për “skemë të organizuar kriminale”

Lajme
Meteorologu Rugova: Na pret mot befasues, priten reshje bore

Meteorologu Rugova: Na pret mot befasues, priten reshje bore

Lajme
NATO rrit praninë në Kosovë – KFOR përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia e Rumania

NATO rrit praninë në Kosovë – KFOR përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia e Rumania

Siguri
Osmani cakton 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit

Osmani cakton 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit

Lajme
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Çfarë ndodh në seancën konstituive të kuvendit?

Çfarë ndodh në seancën konstituive të kuvendit?

Lajme
Kalo në kategori