LAJMI I FUNDIT:

Mjekët nga Turqia kryejnë 12 operacione kardio-kirurgjike tek fëmijët, pritet të vijë edhe një delegacion nga SHBA-të për operacione tjera

Mjekët nga Turqia kryejnë 12 operacione kardio-kirurgjike tek fëmijët, pritet të vijë edhe një delegacion nga SHBA-të për operacione tjera

Mjekët nga Turqia, në bashkëpunim me stafin e mjekëve dhe infermierëve nga klinikat e QKUK-së, kanë kryer 12 operacione kardiokirurgjike tek fëmijë dhe 26 raste në sallën e kateterizimit në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë.

Operacionet dhe ndërhyrjet e tjera po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, bën të ditur Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës.

“Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, gjatë ditës së sotme ka pritur ekspertët nga Turqia, të cilët i ka falënderuar për punën e shkëlqyer që kanë bërë dhe po bëjnë në trajtimin e fëmijëve kosovarë.


Gjatë takimit me mjekët dhe stafin tjetër nga Turqia, ata kanë shprehur kënaqësinë e tyre që patën mundësi t’i trajtojnë fëmijët nga Kosova, duke shprehur falënderimin edhe për stafin vendor të klinikave që janë treguar shumë bashkëpunues”, thuhet në njoftim.

Ekipi i mjekëve po qëndron në Kosovë në bashkëpunim dhe mbështetje të organizatës Muntada Aid, Kabir Miah, kurse koordinimin punës e ka bërë Ramush Bejiqi.

Një delegacion tjetër i mjekëve dhe ekspertëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet që në muajin shtator të vijë në Kosovë, për të operuar fëmijë të tjerë që kanë probleme me zemër.

Këto bashkëpunime po mundësohen në kuadër të planit që ka Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK për trajtim të fëmijëve dhe zhvillim të shërbimeve që lidhen me ofrimin sa më cilësor të shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori