LAJMI I FUNDIT:

Mjekët gjetën 75 gjilpëra në duart, këmbët dhe qafën e pacientit (Foto)

Mjekët gjetën 75 gjilpëra në duart, këmbët dhe qafën e pacientit (Foto)

Badrilal Meena nga Kota i Indisë, kishte shkuar te mjeku me dhimbje të mëdha në gishtin e madh të këmbës, por është befasuar kur i janë gjetur 75 gjilpëra në pjesë të ndryshme të trupit.

Pacienti 56-vjeçar, nuk di si janë futur pjesët metalike, ndërsa mjekët dyshojnë se ai i ka përpirë kohë pas kohe dhe i janë shpërndarë më pas, transmeton Telegrafi.

Pacienti me 75 gjilpëra në trup

Fillimisht, atij ia kanë zbuluar në shputën e këmbës, pastaj është vendosur t’i bëhet një fotografim komplet me rreze X, mirëpo nuk është zbuluar prejardhja tyre.


Nuk dihet prejardhja tyre

Megjithëse është shtrirë në spital, ende nuk është intervenuar që t’i hiqen 40 gjilpëra nga fyti, 25 nga këmbët dhe dhjetë të tjera nga duart.

Ende pa intervenim mjekësor

Punonjësi i hekurudhave ka gjendje të mirë fizike dhe pos dhimbjes në gisht, nuk ka asnjë problem shëndetësor. /Telegrafi/