Nga: Frano Kulli
Sikur të ishte ende në botën e të gjallëve Mentor Quku (20 janar 1939-1 qershor 2014), këto ditë do të mbushte 82 vjet. Aq vjet jete do të mbushte. Por, ndër to do të ishin edhe gjashtë të tjera vite që do t’u shtoheshin pesëdhjetë viteve të tij përplot me punë e produkt studimor për Dom Ndre Mjedjen. Për poetin dhe gjuhëtarin ndër më të shquarit e letrave shqipe; bashkëthemeluesin e alfabetit dhe veprimtarin e atdhetarin ndër më të dallueshmit e shqiptarëve. Kam qenë plot privilegj që e kam njohur herët Mentor Qukun dhe, me bujari, më ka dhuruar miqësinë e tij.
Lajmin e vdekjes së tij, më 1 qershor të 2014-ës, unë e pata marrë prej Dom Nikë Ukgjinit, njërit prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të dekadës së mbrame të Mentor Qukut. Vepra e fundit që ata tashmë e kishin përfunduar thuajse së bashku, është Kukli i Ndre Mjedës, një unit arkitekturor e kulturor, ndoshta i papërsëritshëm në Shqipëri. Është shëmbëlltyra e një gjëje të dobishme që mund të bëjnë njerëzit vullnetmirë në dobi të kulturës dhe etnogjenezës sonë kombëtare. Me qetësinë e pabujshme, por dhe me dinamikën e ritmin e lartë me të cilin kjo kategori e njerëzve di t’i bëjnë gjërat e dobishme, duke shpërfillur e sfiduar zhurmën e bujën që shoqëron shpeshherë, punë ndoshta shumë më të pakta, që bëhen në këtë fushë, sidomos.
Kukli, fshati ku poeti, gjuhëtari, politikani, atdhetari Mjeda shërbeu për tridhjetë vjet, sot është pa dyshim një qendër e papërsëritshme pelegrinazhi, jo vetëm për këtë figurë monumentale të kulturës sonë, por ndoshta për gjithë trashëgiminë tonë kulturore kombëtare. Pararendësi ishte pa mëdyshje Mentor Quku. I dashuruar që herët me këtë figurë shumëdimensionale dhe të përkorë të kulturës shqiptare, Ndre Mjedën, ai e kish nisur sendërtimin e saj me hulumtimet dhe studimet e veta rreth 50 vjet më parë kur ishte mësues atje. Kur javës punonte e jetonte familjarisht atje në zanatin e misionin e mësuesisë e në fundjavë ktheheshin me biçikleta në Shkodër, në qytetin e tyre.
Krejt në mëvetësi, bile edhe me kujdesje e përkujdesje të shumta për të mos rënë në sinorët e xhelozisë së punëpakëve e dukëshumëve, merrej posë mësuesisë edhe me Mjedën. Ashtu siç qe marrë vetë “mentori” i tij Mjeda i madh me imtësitë ma të vogla të jetës së katundit, krahas punëve të mëdha të kulturës e të kombit. Sepse Mentor Quku nuk ishte edhe “i paprekun” e pa hije në biografi. E për këtë domosdo duhej kujdes…
Botimet e fillimviteve ‘70, në shtypin shkencor e letrar të asaj kohe, qenë zanafilla e gjithë asaj që Mentor Quku, pasi është nisur për në botën tjetër, ka lënë në panteonin e trashëgimisë sonë kulturore. Një vepër jetëshkruese në dhjetë vëllime, me më shumë se 4000 faqe, një lëndë – nektar, e mbledhur edhe nga dëshmi të shumta të bashkëkohësve të Mjedës, por më pas nga arkivat e mëdha europiane të Romës, të Vjenës, të Polonisë, Gjermanisë, Amerikës…
Dhe, e gjitha kjo, e pandarë nga vullneti i paepun i mësuesit pasionant të katundit, për të ruajt edhe reliket që përbënin vlera të trashëgimisë kulturore. Tryeza, ku poeti shkroi lirikat e mrekullueshme, aty ku shkroi “Andrrën e Jetës” e “Juvenilien”, aty ku zë fill letërkëmbimi me Gustav Mayerin, albanologun e famshëm e mikun e tij të ngushtë është sot aty në qelën muzebanesën e poetit, falë përkujdesjes së Mentor Qukut.
Megjithëçka hulumtoi e shkroi, Mentori ia arriti të hedhë kështu themelet e “Mjedologjisë”, një institucioni studimor autentik shkencor. Numri i parë revistës “Mjedologjia”, bashkëthemeluar gjithashtu prej tij, është edhe më e fundit dëshmi që la para se të mbyllte sytë.
Por jam i bindur se nuk ishte as ideja e as projekti i tij i fundit. Njerëzit si Mentor Quku, që në jetën e vet hulumtuese e shkencore kishin ecur gjithnjë me progresion gjeometrik, janë dhe mbeten burim i pashtershëm frymëzimi, modele të përkryera, që vlejnë për t’u ndjek edhe për sot, edhe për nesër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Lufta e Koresë: Gjenerali amerikan që për pak nuk e nisi luftën bërthamore
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
Historia e ndërlikuar e marrëdhënieve Shqipëri-Rusi
“Skënderbeu” shfaqet në teatrot e Evropës (Foto/Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali