Nga: Isabel Berwick (titulli origjinal: Stop moaning about Gen Z grads – they might teach us something) / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Nëse ka ndonjë frazë të garantuar për ta shqetësuar këdo në zyre, është “tensioni ndër breza”. Këto fjalë ashiqare i fshehin pakënaqësitë, frikën dhe paragjykimet e vjetra. Është histori e përjetshme – për sa kohë që njerëzit i frikësohen moshës dhe gjërave të parëndësishme, do të kemi frikë edhe nga të rinjtë.
Këto defekte profesionale shpeshherë fshihen prapa një muri të mirësjelljes minimale, zhargonit të tmerrshëm të burimeve njerëzore për “përfshirje dhe përkatësi” dhe të fjalëve nxitëse për ta futur tërë qenien tonë në punë. Por, lajmet e kësaj jave tregojnë se dy nga kompanitë e katërshes së madhe të konsulencës, PwC dhe Deloitte, besojnë se të diplomuarit rishtas të punësuar, kanë aftësi më të dobëta për punën në grup dhe aftësi më të pakta të komunikimit sesa grupet e mëparshme, gjë që e ka kthyer debatin në publik. PwC po kërkon nga stafi me përvojë – që përballet me klientët – që të bëhen trajnerë të të diplomuarve. Në Deloitte, anëtarët e rinj do të marrin pjesë në sesione të frikshme për “rezistencën mendore, tejkalimin e vështirësive dhe rëndësinë e mentalitetit”.
Ky është lajmi i fundit në një varg të gjatë betejash – midis brezave – në vendet e punës. Në fillim të viteve 2000, Bumerët [të lindur në vitet 1946-1964] dhe punëtorët e Gjeneratës X [të lindur mes viteve 1965-1980], nga të cilët pritej të “shiheshin dhe të mos dëgjoheshin” si punonjës të rinj, ankoheshin për “të ashtuquajturit Milenialë” duke kërkuar pa hezitim paga dhe promovime më të larta. (E rrëfej, u ankova). Në fakt, Milenialët na bënë një favor të madh – të gjithë mësuam si të jemi më pak pasivë në punë.
Dekada më pas, shumë prej atij grupit të Milenialëve që po plaket me shpejtësi (më të vjetrit kanë lindur më 1981) po ankohen për të diplomuarit e Gjeneratës Z dhe zakonin e tyre potencialisht të frikshëm për klientët, për të shkëmbyer me ta më shumë çështje të shëndetit fizik dhe mendor. Këta punonjës të rinj, të lindur nga viti 1997 e tutje, janë rritur kryesisht në epokën e internetit, të lidhjes së menjëhershme dhe të shtrirjes globale. Nuk është çudi që mund të duken të papërshtatshëm: ata i qasen botës shumë më ndryshe.
Pasi kanë hyrë në vendin e punës, gjatë një pandemie, Gjenerata Z mund të ndihet e mërzitur nga supozimi se të punësuarit e rinj duhet të pajtohen me rregullat e caktuara në epokën e mëparshme profesionale. Duhet ta ndryshojmë atë narrativë. Normat e vendit të punës ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme – për t’u përshtatur me të rinjtë, jo anasjelltas. Demografia është e pamëshirshme: deri në vitin 2025, Gjenerata Z do të përbëjë 27 për qind të fuqisë punëtore në shtetet e OECD-së [Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik], dhe kjo shifër do të rritet. Mbajtja e kontrollit është një tjetër arsye. Stafi i Gjeneratës Z do të largohet nëse nuk ndihet i vlerësuar.
Edelman, një kompani konsulence që i ka hulumtuar qëndrimet dhe besimet e të rinjve, jep një vërejtje të kujdesshme në lidhje me supozimet e Deloitte-PwC-së për aftësitë e Gjeneratës Z në vendin e punës. “Ndoshta ka të bëjë me atë se normat digjitale janë krejtësisht të ndryshme nga normat personale”, thotë kreu global i angazhimit të punonjësve, Cydney Roach. “Është bërë gjë normale të mos kontribuosh në një mjedis digjital, pasi ka kaq shumë njerëz të gatshëm për t’u këshilluar për këtë; përsëri kjo çon në vazhdimësinë e problemit, meqë anëtarët e rinj të ekipit nuk po shprehen haptas”.
Për ta mbajtur Gjeneralin Z në ekip, ne të tjerët do të duhet të kemi më shumë mirëkuptim. A e keni parë ndonjëherë një person të Gjeneratës Z duke folur me dëshirë në telefon, gjatë orarit të punës? Sigurisht që jo. Ata kryesisht jetojnë në rrjedhën e komunikimit të mesazheve. Përparimet e teknologjisë do ta ndryshojnë mënyrën se si ne komunikojmë në punë dhe, megjithëse nuk mund të parashikojmë se si do të ndodhë, mund të jemi të sigurt se revolucioni do të udhëhiqet nga ata që praktikisht kanë lindur në kohën e internetit. Stafi më i vjetër thjesht duhet ta përqafojë këtë (më pas të ankohet në WhatsApp me kolegët më të përshtatshëm për nga mosha).
Udhëheqësit që tashti po gabojnë, përballen me kërcënimin e shtuar për namin e keq në internet. Një video e Andi Owenit, e shefes ekzekutive të markës së mobileve MillerKnoll, u bë virale pasi i tha stafit të largohej nga “qyteti i mjerë” pasi ata u ankuan se nuk po merrnin bonuse [nga fraza: mund ta vizitoni qytetin e mjerë, por nuk mund të jetoni atje]. Kjo do të vazhdojë të ndodhë pasi Gjenerata Z refuzon të heshtë kur përjetojnë padrejtësi në vendin e punës. Shefa, këtë duhet ta keni parasysh.
Ashtu siç Milenialët i prishën hierarkitë e vjetruara, Gjenerata Z përfundimisht do ta bëjë punën më të mirë, për të gjithë ne. Pra, bëhuni gati – ndonëse mund të duhet pak kohë që të mësoheni me këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite