MIUI 7 zbulohet më 13 gusht?

Prodhuesi kinez ka publikuar datën e lansimit të MIUI 7 në Ëeibo, të cilin do ta bëjë në një ngjarje të planifikuar të mbahet në Pekin më 13 gusht.
Xiaomi pati njoftuar se MIUI 6 është i bazuar në Android 5.0, ndërsa tani është e mundur që MIUI 7 do të ndërtohet mbi Android 5.1.1 Lollipop.
Sipas burimeve jozyrtare thuhet se Mi 5 do të jetë pajisja e parë për të ofruar MIUI 7. Duke pasur parasysh se Mi 5 pritet të shfaqë Snapdragon 820, atëherë kjo mund të nëkuptojë që deri në datën finale të përdorimit të këtij softueri duhet të pritet edhe ca kohë. (Telegrafi)
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































