Humanisti Halil Kastrati ka disa muaj që i ka përfunduar ndërtimin e shtëpive për 40 familje në Mitrovicë, por banorët nuk po mund t’i shfrytëzojnë ato plotësisht për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Ata tregojnë vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë shkaku i mungesës së rrymës, kurse KEDS-i nuk ka treguar se kur pritet të përfundojë kyçja në rrjetin energjetik.
Komuna thotë se kjo pritet të bëhet më së largu javën e ardhshme.
Fata Mehmeti e cila është e vendosur tash e shtatë muaj në shtëpinë e re, tregon se si pasojë e mungesës së rrymës ka pësuar një aksident.
“Që 7 muaj jam këtu, prej marsit, me 10 mars e kom pranu çelësin. Shikoje çka më ka bo mu rryma që kur erdhën me i ngjitë kabllat e rash atje poshtë. Më ka ardh keq me u anku e dhimbjen e kom majt vet”, ka thënë banorja Fata Mehmeti.
Sami Sherifi i ka pranuar çelësat e shtëpisë pak më vonë se Mehmeti. Por, ai thotë se mungesa e rrymës më së shumti po u shkakton problem shkollimit të fëmijëve të tij.
“Ma shumë nuk shkojnë se sa që shkojnë, se s’ki kushte s’ki kurrgjë badihava. Kur s’ki ku shkon duhesh me nejt me zor se s’ki çka bon”, ka thënë Sami Sherifi.
Në këtë situatë, një tjetër banori të lagjes frika i shtohet çdo ditë me afrimin e dimrit.
“Dimri veq sa ia filloi me ardhë, rryma s’është asnkund tu u ndreq, kështu që 3 muaj ditë jemi këtu në këtë lagje që jena ardhë prej se i kena marrë çelësat na jemi tu banu qitu pa rrymë elektrike pa kurgjo hiq…Komuna na ka premtu shporet na ka premtu dru ato sjon askund hiç”, ka thënë një tjetër banor, Afrim Simili.
KEDS-i nuk u është përgjigjur pyetjeve të televizionit rreth kësaj çështjeje. Ndërsa komuna e Mitrovicës thotë se problemi presin këto shtëpi të kyçen këtë javë në rrjetin e energjisë.
“Kemi pas komunikime, kemi pas takime pune edhe me KEDS-in i cili është përgjegjës për rrjetin në këtë lagje po edhe në krejt Kosovën. Ata janë duke punu me një intisivitet të lartë këto ditë dhe pres dhe në bazë komunikimit me ta që kemi që në këtë fundjavë më së largu deri në fillim të javës tjetër të përfundohet shtrirja e plotë dhe përfundimisht të zgjedhet ky problem”, Arian Tahiri, Nënkryetar i Mitrovicës.
Përveç shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, bashkëfinancues të këtyre shtëpive janë edhe komuna e Mitrovicës dhe organizata “Qatar Charity”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë