Një nënë nga Londra që rregullisht ushqehet me ushqime të shpejta dhe djathë dhe nuk shton në peshë, far pa u stërvitur, është studiuar nga shkencëtarët në një dokumentar të ri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Anne-Marie Martin, 42 vjeçe, e cila as që brengoset për dietë dhe është e njohur për të vizituar McDonald's tre ose katër herë në javë.


ff1

Ajo është përcjellë nga kamerat për pesë ditë, pjesërisht nga kamera të cilat ajo e dinte se ishin të vendosura, por edhe nga disa për të cilat ajo nuk kishte njohuri.

Dhe ajo, një të ushqyer të tillë nuk e ka vetëm tani. Madje, siç thuhet më tej, edhe kur ishte fëmijë, miqtë e quanin "Kuti mbeturinash", për shkak të sasisë së ushqimit që ajo hante.

ff2

Trupi i saj i hollë ka qenë një “mister” për njerëzit që e rrethojnë, si për miqtë, familjen dhe kolegët e mrekulluar në aftësinë e saj për të mbajtur një figurë të tillë, pavarësisht nga zakonet e saj.

ff4

Pra, si t'i shpjegoni veprimet e saj, gjegjësisht mos shtimin e peshës nga ajo?

Ndërsa eksperimenti vazhdonte, dalin disa të dhëna dhe përfundime interesante.

Pas dy ditësh, vihet re se as Anne-Marie ose burri i saj Yemi nuk hanë "ushqime të lehta" gjatë gjithë ditës.

Po, ajo bashkë me burrin e saj mund të duken sikur hanë ushqim të mjaftueshëm për katër vetë, por nuk kanë çipsa dhe çokollata në veturë, ose në divan gjatë mbrëmjeve.

ff3 1

"Nuk është thjesht një zakon që e kam pasur ndonjëherë", thotë Anne-Marie.

Gjithashtu, çfarë ka bërë përshtypje është fakti se ata nuk janë “ngrënës të pasionuar”.

Gjithashtu, interesant - dhe kjo është kapur nga ekspertët me shije – ata as nuk pinë shumë alkool.

Madje Yemi nuk pi asnjë gotë. E Anne-Marie mund të konsumojë një gotë në mbrëmje, por thotë se edhe kjo ndodh rrallë. /Telegrafi/