“Miss Kosova” është titulli dhe kurora që i dhurohet çdo vit femrës më të bukur në Kosovë.
Që nga viti 1994 ka pasur një organizim konstant të këtij eventi, me bukuroshe që janë përzgjedhur si më të bukurat e Kosovës vit pas viti dhe kanë përfaqësuar shtetin në konkurset gjigante të bukurisë si “Miss Bota” dhe “Miss Universi”.
Mirëpo duket se fillet e organizimit të këtij eventi në Kosovë nuk janë në vitet 90’. Në një kohë që për shumë kë mund të ishte e paimagjinueshme që të kishte përzgjedhje të më të bukurës në vend, duket se u mbajt një organizim, që shënon edhe përzgjedhjen e parë të “Miss Kosova”.
Afërdita Zatriqi-Hatipi, e lindur në vitin 1952 është femra e parë shqiptare në Kosovë e përzgjedhur “miss”, e cila u shpall “Miss Kosova” në vitin 1970, në kohën kur shteti i Kosovës ishte pjesë e Ish-Jugosllavisë.
Ajo e fitoi këtë titull në një event modest të zhvilluar aso kohe në Prishtinë, duke lënë madje prapa konkurrente të kombësisë serbe – të cilat ishin përzgjedhur përcjellëset e saj, duke marrë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë në këtë kompeticion.
Vajzat e Afërditës së ndjerë, Vesa dhe Mjellma Hatipi, tregojnë për Telegrafin detaje nga ai organizim i atëhershëm, ose më saktësisht ato që dinë nga ky event i cili numëron gjysmë shekulli që nga organizimi i tij.
“Nëse nuk gaboj, zgjedhja e ‘Miss Kosova 1970’ është mbajtur në hotelin (atëherë) ‘Bozhur’. Përcjellëse të ‘Miss’-it kanë qenë dy vajza të kombësisë serbe. Për shpërblim mamit ia kanë dhuruar një brez (kollan) prej argjendi dhe një medalion bukur të madh, të punuara në filigran nga mjeshtri Simon Shiroka”, ka thënë Vesa për Telegrafin.
Duke kujtuar pjesëmarrjen e nënës së saj në kompeticionin e bukurisë, vajza tjetër e saj thekson se Zatriqi-Hatipi mori pjesë aso kohe në këtë konkurs me sugjerimin e rrethit.
“Edhe pse gjithmonë ka gëzuar shumë vëmendje për pamjen e saj, nuk i pëlqente të ishte në qendër të saj. Nuk më kujtohen bash detajet, por e di që dikush e ka bindë të marr pjesë si konkurrente në spektaklin e bukurisë së atëhershëm”, ka thënë për Telegrafin, Mjellma.
Të marrësh pjesë në një konkurs bukurie në vitin 1970, duke llogaritur rrethanat dhe mentalitetin e asaj kohe në trevat shqiptare duket të ketë qenë shumë sfiduese dhe mbase për dikë edhe e pa-konceptueshme.
Por ky nuk është rasti i Afërditës, e cila kishte gjetur përkrahjen e madhe nga rrethi dhe familja dhe nuk ishte përballur me paragjykime të mentalitetit të vrazhdë.
“Shoqëria imediate e mamit nuk ka pasur aso lloj paragjykimesh në atë kohë, nuk ka thënë asnjëherë që është përballur me to. Ta kemi parasysh që atëherë nuk kishte internet e rrjete sociale – sot sigurisht që ndoshta do të ishte ndryshe”, ka thënë Vesa.
Por kush ishte Afërdita Zatriqi – Hatipi dhe çfarë profesioni kishte “më e bukura e Prishtinës” e asaj kohe?
“Mami ka ndjekur mësimet në shkollën fillore atëherë ‘Aca Maroviq’ (sot ‘Faik Konica’), gjimnazi ‘Ivo Lola Ribar’ (sot ‘Sami Frashëri’). Studioi Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës”, ka treguar vajza e saj për Telegrafin.
Duke kujtuar tiparet e veçanta të nënës që iu mungon shumë, vajzat e “Miss Kosovës 1970” kujtojnë për Telegrafin disa nga vetitë shpirtërore më të veçanta të sajat, me të cilat krenohen edhe sot e kësaj dite.
“Vet fakti që ka qenë konkurrente në zgjedhjen e parë për ‘Miss Kosova’ tregon guximin që ishte vetëm një nga virtytet e saj që na ka bërë të krenohemi gjithmonë me të”, thotë Vesa.
Po aq krenare është vajza tjetër, Mjellma, e cila thotë se më shumë se sa të arriturat në karrierë, ajo dhe motra e saj janë krenare për atë që ishte – për personin që ishte…
“Natyrisht jemi krenare për të arriturat e saj, mirëpo më së shumti jemi krenare që patëm një nënë me kualitete njerëzore shumë të mira”, thotë Mjellma.
Afërdita u nda nga jeta në vitin 1998 pas vuajtjes nga një sëmundje e rëndë, por që dashuria për rrethin, familjen e në veçanti për Mjellmën dhe Vesën, nuk mungoi deri në agoninë e saj.
“Çdo ditë e kujtoj ngrohtësinë, afërsinë dhe dashurinë që nuk e ka kursyer as në momentet më të vështira të jetës”, ka përfunduar mes emocionesh Vesa.
E ndjera Zatriqi-Hatipi, u martua me bashkëshortin e saj Blerim Hatipi në nëntor të vitit 1974 – nga i cili e ndau herët sëmundja e rëndë.
Ajo kujtohet edhe sot e kësaj dite nga gjenerata e saj si “Bukuroshja e parë e Prishtinës”, e cila përveçse një studente e dalluar, ishte edhe aktiviste e kryeqendrës në atë kohë.
Historiku i bukurosheve të përzgjedhura “Miss Kosova” ndër vite:
1994 – Afërdita Paçarada (Prishtinë)
1995 – Blerta Syla (Istog)
1996 – Diellza Kollgeci (Prishtinë)
1997 – Adelina Ismaili (Prishtinë)
1999 – Venera Mustafa (Prishtinë)
2000 – Mimoza Harxhi (Pejë)
2001 – Albina Hashani (Prishtinë)
2002 – Njomëza Rozhaja (Pejë)
2003 – Agnesa Vuthaj (Istog)
2006 – Besa Gashi (Drenas)
2007 – Yllka Berisha (Prishtinë)
…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë