Mbrëmjen e së martës është publikuar një skandal që ka ndodhur në një nga thertoret në qytetin e Beratit.
Sipas informacioneve që kanë mbërritur në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare, në thertoren “ Muharrem Hoxha” theren kafshë të infektuara me brucelozë dhe më pas mishin e infektuar e çon në fabrikën e tij të sallamit.
Bashkëpunëtorët e Fiksit arritën të futeshin në thertoren e cila duhet të ishte e mbyllur, ku gjithashtu bënë dhe pazare për therjen e kafshëve.
Punonjësi i thertores i tregon bashkëpunëtores se duhet të sjell dy çertifikata, atë veterinare dhe çertifikatë lëvizëse.
Pas kësaj bashkëpunëtorja e Fiksit kërkon një informacion dhe në AKU-në e Beratit, ku takohet me një nga punonjëset e informacionit dhe drejtorin e këtij institucioni Fatlli Adilaj.
Ky i fundit habitet në momentin që i thuhet se thertorja është e hapur. Gjithashtu ai pranon që në atë thertore ka pasur mish me brucelozë, por që nuk është mish i zonave të Beratit.
Pas konstatimeve të bëra gazetarët e Fiksit interesohen në thertoren e “Muharrem Hoxhës”, ku takojnë pronarin e thertores. Ky i fundit shpreh se ka një kontratë e cila i jep të drejtën që të bëjë therjen e kafshëve më brucelozë dhe se është veterineri ai që vendos nëse duhet të konsumohet apo jo mishi.
Sipas tij shumë pak pjesë të kafshëve kanë dalë që nuk duhet të konsumohen të tjerat ai i ka çuar në fabrikën e tij të sallamit. Më vonë tregon se ky mish është i bllokuar nga AKU sepse nuk gjeti dokumentet e origjinës së këtij mishi. Pronari mundohet të justifikohet se nuk ka mundur që të tregojë dokumentet AKU-së, sepse dokumentet nuk i kishte në sallameri, por tek thertorja.
Gazetarët e Fiksit shkuan në fabrikën e sallamit ku gjetën një frigorifer i rrethuar me shirita që ishtë i bllokuar. Përveç kësaj në dokumentet që Hoxha ju vendosi në dispozicion gazetarëve thuhej se ky mish ishte i përzier me mish derri dhe ky gjithashtu pa dokumente dhe përdorej për sallam.
Fiksi u interesua në zyrat e AKU-së, drejtori i këtij institucioni nuk ndodhej aty. Një nga punonjëset thotë se drejtori u largua për një rast. Kjo e fundit e telefonoi disa herë, por nuk u përgjigj.
Ndërkohë që gazetarët prisnin përgjigjen nga drejtori, në korridorin e këtij institucioni ndodheshin dy frigoriferë plotë me mish, ku mbi to ishte shiriti i bllokuar. Por këta shirita ishin gjysmë të këputur. Gjithashtu nuk kishte asnjë dokument mbi to, mbi prejardhjen e mishit, mbi motivin e bllokimit të tij, datën e bllokimit apo datën e asgjësimit si dhe se nga kush subjekt.
Ndërkohë drejtori i AKU-së Fatlli Adilaj përgjigjet pas një jave pas interesimit të Fiksit duke u shprehur se mishi duhet asgjësuar dhe do asgjësohet.
Pyetjes se pse nuk është bërë deri tani ai e lë pa përgjigje. Ndërkohë pa përgjigje është edhe në rastin kur mediumi i kërkon informacion se pse mishi me brucelozë ndodhet në fabrikën e sallamit të Hoxhës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?