Kosova ka shënuar fitore të madhe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë ka triumfuar si mysafirë të kombëtares së Maltës me rezultat të thellë 5-0.


Pas takimit për Telegrafin ka folur zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Mirsad Çollaku, i cili ishte i pranishëm në stadiumin Ta' Qali të Maltës.

46480021 2181028912145467 19801783509450752 n 1 Festa e fitores

Ai ka thënë se tashmë gjysma e punës është kryer dhe duhet të koncentrohemi në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.

"Jemi të kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe të lumtur me fitoren. Natyrisht, tashmë gjysma e rrugës ka përfunduar dhe tani presim ta finalizojmë punën e mirë kundër Azerbajxhanit".

"Besoj se do të vazhdojmë me këtë ritëm të lojës dhe të arrijmë objektivin tonë, vendi i parë në grupin tonë. Ftoj 'Dardanët' masovikisht të vijnë në stadiumin Fadil Vokrri pasi që si kurrë më parë kemi nevojë për përkrahjen e tyre", tha Çollaku.

Theksojmë se pas kësaj fitore Kosova zë vendin e parë të Grupit 3 të Ligës D me 11 pikë, përkatësisht kanë dy më shumë se Azerbajxhanin.

Ndryshe, takimi i fundit i përfaqësueses sonë është kundër azerëve që do të zhvillohet të martën me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/

telegrafi sport app