Një debat ka ndodhur së fundmi mes Mateos dhe Mirit gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Mateo i është drejtuar Mirit që 'nuk i ka ngelur gjë në lojë, vetëm të thotë që është i dashuruar me Selin'.


Ndërkohë, Miri i është kthyer Mateos duke përmendur pëlqimin e tij me Brikenën.

“Unë nusen time e kam bërë për vete brenda një nate”, i tha Miri - Mateos.

Pjesë nga diskutimi mes tyre:

Mateo: O sa ke rënë ti edhe sa do biesh akoma, të ra edhe Selin dje, të ka ngelur vetëm të thuash unë jam i dashuruar.

Miri: Ma ke thënë ti more që javën e tretë.

Mateo: Do ta thuash vetë ti.

Miri: Sa ke ardhur ti ke thënë këtë gjë, s’ke thënë gjë tjetër.

Mateo: Çështje kohe kur ta shohësh që s’të ka ngelur gjë tjetër do thuash që jam i dashuruar.

Miri: E kam ngrënë në shtëpi.

Mateo: E paç me jetë.

Miri: Faleminderit, shi ti mos dashurohesh se të ka ngecur sharra në gozhdë.

Mateo: Nuk më ka ngelur gjë më.

Miri: Të ka ngelur, se ke dy orë t’i mbushesh mendjen.

Mateo: Burri atë punë ka. T’shkojë mbrapa asaj që do.

Miri: E burri qenka ai që i mbush mendjen femrës, po deri sa nuk ja ke mbushur deri tani nuk qenke burrë.

Mateo: Më fal, të bëj një pyetje, nusen tende e ke bërë për vete për një muaj?

Miri: Unë e kam bërë brenda natës, po dhe ta shpjegoj.

Mateo: Një pyetje kisha, kaq. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com