LAJMI I FUNDIT:

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Një trajner i madh, por një njeri edhe më i madh. Ilir Daja, në vitet e fundit vendosi standarde të reja në futbollin kosovar, jo vetëm për lojën dhe fitoret, por edhe për sjelljen e tij të jashtëzakonshme karshi kundërshtarëve, tifozëve dhe mediave.

Ilir Daja ka përfunduar aventurën e tij pothuajse trevjeçare në drejtimin e Ballkanit, një periudhë e lavdishme si për klubin, ashtu edhe për të si trajner. Gjatë kësaj kohe, ai fitoi tre tituj kampioni, një Kupë të Kosovës dhe një Superkupë të Kosovës, ndërsa e udhëhoqi Ballkanin dy herë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës.

Ilir Daja mori drejtimin e Ballkanit në janar të vitit 2022, kur klubi ishte në një moment të rëndësishëm pas dy vitesh që i afrohej titullit dhe pjesëmarrjes në garat evropiane. Me qetësinë dhe përkushtimin që e karakterizoi gjatë gjithë kësaj periudhe, ai arriti të vendosë gjërat në binarë, duke e kthyer Ballkanin në një lokomotivë të pandalshme.


Në vitin e parë të tij, ai fitoi titullin dhe në intervistat pas ndeshjeve ishte gjithmonë i qetë, i saktë dhe asnjëherë nuk fliste negativisht për kundërshtarin apo gjykimin e ndeshjes.

Në vitin e dytë të tij, Ballkani dominoi elitën e futbollit kosovar dhe arriti një sukses historik duke u futur për herë të parë në grupet e Ligës së Konferencës.

Viti i tretë vazhdoi me dominim, ku fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Megjithatë, largimet e shumta gjatë verës, si ato të Lumbardh Dellovës, Armend Thaqit, Edvin Kuçit dhe Nazmi Gripshit, ia vështirësuan punën Ilir Dajës, ndërsa ‘mercato’ e  klubit deri më tani po del të jetë në kufijtë e skandalozes.

Futbollistë si Albion Rrahmani, Albin Berisha, Lindon Emërllahu, si dhe Dellova dhe Korenica arritën kulmin e tyre nën drejtimin e Ilir Dajës, shumë prej tyre duke u transferuar më pas jashtë vendit. Disa prej tyre janë tani pjesë e Kombëtares së Kosovës, nën drejtimin e Franco Fodas, për ndeshjet e shtatorit.

Nën drejtimin e tij, në Prishtinë zbarkuan klube si Sivasspor, Cluj dhe Slavia Pragë, Ludogorets, BATE Borisov, Plzen, Dinamo Zagreb, Astana. 

Asnjëherë ekipi i tij nuk u duk inferiore kundër këtyre emrave, edhe pse shpesh herë buxheti i tyre ishte 10 herë ose 20 herë më i lartë. 

Arriti të mposhtë ekipe si Dinamo Zagreb, Sivasspor, Bate Borisov dhe Ludogorets, rezultate që para disa vitesh ishin vetëm ëndërr.  

Ilir Daja ka lënë një trashëgimi të rëndësishme në futbollin kosovar dhe Ballkani duhet të jetë përjetësisht mirënjohës për gjithçka që ai ka arritur.

Ai i solli klubit në këtë kohë mbi 10 milionë euro nga garat evropiane, ndërsa edhe shumë të tjera erdhën nga transferimet e lojtarëve.

Përkushtimi i tij, qetësia në kohë të vështira dhe aftësia për të shndërruar potencialin në sukses e bëjnë atë një figurë të dalluar dhe të respektuar jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe më gjerë.

Të fitosh tre tituj kampioni në një periudhë kaq të shkurtër kohore, të udhëheqësh një ekip drejt sukseseve ndërkombëtare dhe të trajtosh lojtarët me një nivel të lartë profesionalizmi, janë arritje që vetëm një trajner i kalibrit të Ilir Dajës mund t’i arrijë.

Ai është një shembull frymëzues për trajnerët dhe lojtarët e rinj, duke treguar se me përkushtim dhe pasion, çdo ëndërr mund të bëhet realitet.

FC Ballkani, por edhe futbolli kosovar në përgjithësi do të mbajë gjithmonë një vend të veçantë për Ilir Dajën, i cili ka ngritur standarde të reja dhe ka treguar se me punë të palodhur dhe qetësi, mund të arrihen suksese të mëdha.

Faleminderit,pProfesor, për gjithçka që ke bërë për ne dhe për futbollin kosovar. Rrugëtimi yt ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe admirim të madh. Absolutisht, që dyert e futbollit tonë do të jenë gjithmonë të hapura për ty!

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori