LAJMI I FUNDIT:

Miratohet raporti me ndryshime për punimet nga metalet e çmuara

Miratohet raporti me ndryshime për punimet nga metalet e çmuara

Me shtatë vota për Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot ka miratuar raportin me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Punimet nga Metalet e Çmuara.

Kryesuesi Adnan Rrustemi tha se Komisioni për Ekonomi ka rekomanduar 12 amendamente.

Komisioni për Legjislacion sot ka shqyrtuar edhe kërkesën e Gjykatës Kushtetuese e cila ka pyetur Komisionin për Legjislacion për statusin juridik të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave se ky autoritet a ka funksion të pavarur apo ndonjë status tjetër. Por kjo pyetje mbeti pa përgjigje nga Komisioni për Legjislacion.


Derisa anëtarët e këtij Komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thonë se kjo nuk hynë në kompetencë dhe fushëveprimtari të Komisionit, në anën tjetër anëtarët e PDK-së dhe LDK-së thanë se mund të jepet një përgjigje bazuar në ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Meqenëse Komision për Legjislacion mendoj që nuk prish punë nëse shkruajmë një paragraf për statusin juridik jo për fushëveprimtrinë. Nuk do ishte keq në përgjigje me një paragrafë sepse për statusin juridik jemi ne që duhet të flasim”, tha Driton Selmanaj nga LDK-ja.

Hajdar Beqa nga PDK për pyetjen e Gjykatën Kushtuese jemi kompetent për të dhënë një përgjigje. /KP/Telegrafi/