Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me procedurë të përshpejtuar me 62 vota pro projektligjin për ndërtimin e Portit turistik të Durrësit.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se kjo do ta kthejë Durrësin në një pikë të rëndësishme të industrisë së turizmit.
Kjo u kundërshtua nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit, kostoja e këtij projektligji është 2 miliardë e 100 milionë euro dhe nuk ka asnjë transparencë nga qeveria.
Balla u bëri thirrje të gjithë deputetëve të Durrësit për ta votuar, për ta kthyer Durrësin në hartën e porteve turistike dhe të mos dëgjojnë Berishën, të cilin e akuzoi se paguhet nga Kremlini.
“Thirrja ime është për deputetët e Durrësit që jo vetëm ta votojmë sot, por edhe në seancë që duhet ta votojmë pa humbur kohë. Shteti shqiptar ka negociuar për një kohë të gjatë dhe ka sjellë një kontratë që i jep mundësi Shqipërisë që nga një mungesë totale në hartën e porteve turistike të kthehet në një nga pikat më të rëndësishme të këtij sektori që nuk kemi ekzistuar dhe shumë shpejt Porti i Durrësit do të kthehet në pikë të rëndësishme të industrisë së turizmit e jahteve dhe do ta kthejë Durrësin në një nga atraksionet turistike të Mesdheut”, ka shtuar Balla.
“Prandaj akuzat që keni hedhur pa lexuar asnjë element tërhiqini mbrapsht do të keni kohë dy javë për ta diskutuar. Ky është momenti ku ju nuk duhet t’i shkoni nga mbrapa këngës së Saliut. Saliu e ka mendjen në vend tjetër. Është në borderotë e Kremlinit dhe Kremlini nuk ka interes që në Shqipëri të zhvillohet një port që të konkurrojë porte të tjera ku ka interesin e vet. Fjalën time për këtë marrëveshje do ta mbaj në datë 24 kur të kalojë në seancë. Hiqni dorë nga të shkuarit nga mbrapa Saliut symbyllurazi, se i ka parë si mundësi për zhvillimin e xhepave të familjes së vet”, shtoi ai.
Por Alibeaj kërkoi nga qeveria që të bëjë transparencën për këtë aferë dhe u bëri apel deputetëve që të mos ta votojnë.
“Sot teksa duhet të diskutonim buxhetin papritur sillni ligjin me procedurë të përshpejtuar për Portin e Durrësit. Është një projektligj që ka 5 nene, ky ligj kushton më shumë nga 30 vite 2 mld e 100 milionë euro është kostoja e këtij projektligji me 5 nene, 400 milionë një nen dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar kur diskutohet buxheti dhe ta kaloni fshehurazi. Ju sot po prisni shiritin e një afere ekonomike që mund të kthehet shumë shpejt në korruptive. Ka një vit që negociohet. Negociohet midis kujt? Çfarë është dhënë e marrë? Sa është shuma që shteti fiton? Jeni duke shitur 1milion metra katrorë nga zemra e Shqipërisë për 2 miliardë e 100 milionë”, tha Alibeaj.
“Kjo është shumë e madhe që do të mbyllë gojën e shumë deputetëve dhe mediave e analistëve, edhe të shumë organizatave të shoqërisë civile, por gojën e deputetëve të opozitës të pakapur nuk ka për ta mbyllur kurrë. Çfarë pazari keni bërë me kë e keni bërë? Sa fiton shteti shqiptar? A ka pasur procedurë konkurruese që Portin e Durrësit t’ia ofronte dikujt më shumë se kaq? Ku është transparenca? Harrojeni ligjin e Teatrit, portin e Vlorës, Air Albania nuk janë asgjë para kësaj afere ekonomike deri më tani që doni ta kaloni vjedhurazi. Kjo është prona e shqiptarëve. Kërkoj që parlamenti të mos e miratojë me shpejtësi këtë ligj, qeveria të sjellë të gjitha dokumentet që askush nuk i di, për këto 5 nene e 8 shtojca, të lexojmë dhe të kuptojmë. Fakti që nuk i keni sjellë sot aty fshihet djalli te detajet te këto marrëveshje”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe